Video- Tahiri “sherr” me banorët e Zharrëzit/ Fike kamerën, mos u bëj gangster me mua!
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka shkuar mesnatën e ka...
Kam lexuar dikur nje poezi te ciles nuk ia mbaj mend autorin, porse i kujtoj mire titullin: Vallezim me Djallin. Nuk me shqitet nga mendja alegoria e asaj poezie qe fliste per bukuroshen e lige qe mahniste kedo qe e shihte. Aq e arrire ishte ajo vajze, sa edhe hena edhe dielli, edhe toka edhe qielli, edhe yjet edhe malet, magjepseshin pas saj.
Pak a shume kjo qasje me vjen natyralisht se brendshmi kur perpiqem te shqyrtoj e kuptoj Qeverisjen e Rilindjes, pas qershorit 2013. Madje kaq e zymte me rrjedh e verteta saqe edhe kur provoj te behem i drejte e ia nis te krahasoj keta qe jane me ata qe ishin, dallimi me del goxha i madh. Tek ata qe ishin gjej konsiderueshem plot mekatare e tradhetare te demokracise. Tek keta qe jane gjej vec armiq te demokracise.
Ata qe ishin, na kane zhgenjyer thelle, e me teper akoma, na e kane rraskapitur deri ne grahmen e fundit, shpresen se ky vend behet. Keta qe jane, nuk na kane zhgenjyer kurre. Dhe a e dini pse? Sepse keta, kane qene, jane e do te mbeten armiq te demokracise.
Dy kampe ka patur kahera Shqiperia, qe jane perplasur e nderluftuar me njeri-tjetrin. Nga njera ane kane qene ata qe e kane besuar, dashur dhe aspiruar demokracine dhe berjen e ketij vendi. Nga ana tjeter kane qene ata qe kane dashur gjithmone tua hypin ketyre njerezve e ti qendrojne mbi krye ketij vendi, me cdo kusht, me cdo menyre, si sundimtare dhe vetem si sundimtare. Qeverite dhe udheheqesit qe kane dashur demokracine dhe berjen e ketij vendi, cuditerisht kane qene te pamundur per te rezistuar gjate ne kohe, ose per te krijuar balance fuqie. Ndersa ata te tjeret, sundimtaret plackites, kane qene gjithmone jetegjate dhe plot fuqi.
Sundimtaret plackites, kane qene me turkun, italianin, grekun, fashizmin, nazizmin, diktaturen komuniste. Pas vitit 1990, u bene me Sorosin e gjithefare demoni, qe donte ti hante edhe palcen ketij vendi. Keta kurre nuk ishin nje Parti konvencionale. Gjithmone kane qene te strehuar tek e majta diktatoriale e retushuar ne Parti Socialiste, por kurre nuk ishin dot e gjithe Partia. Perpjekja titanike e Partnereve Strategjike Nderkombetare te Shqiperise, por edhe e te gjithe qytetareve shqiptare, per ti kthyer te gjitha Partite Politike ne njesi dhe operatore demokraciushtrues, percues dhe ndertues, nuk ua lejoi dot kurre ketyre Pakicave Plackitese, qe te shfaqen ne plotesi e vertetesi. Moren shume trajta e ben adaptime monumentale, per tia mberritur dites qe nen mantelin Mavi te Rilindjes, te marin nen kontroll gjithcka.
Rilindja, njelloj si ajo vajza e poezise qe permenda me siper, magjepsi gjithekend. Aq hutese solli, saqe askush nuk i pa e as vuri re, te gjithe horrat, batakcinjte, trafikantet, perdhunuesit, tutoret, vrasesit e xhepistet qe u bene deputete e ofiqare publike. Edhe kur kjo Pakice Plackitese jepte me koncension e 3P cdo sherbim shteteror te mundshem, e fuste ne burg hallexhinj per 2 tjegulla pa leje, a 3 muaj pa paguar dritat, askush nuk e kuptoi. As kur Qeveria asgjesoi rezervatin e krimit me emrin Lazarat, dhe e beri gjithe Shqiperine, Mbreteri te krimit dhe kanabisit, askush nuk foli.
Te gjithe mereshin me matricat klasike te matjes se lirise ekomomike, doing bussines, lirive dhe te drejtave te njeriut, e keshtu me rradhe. Askush brenda apo jashte vendit, nuk e coi nepermend qe ky soj i ri, i ardhur ne pushtet ne qershorin e 2013, kishte studiuar me kujdes cdo udhe e shteg operimi te demokracise dhe demokracinxitesve vendas e nderkombetare, duke e cuar dem cdo matrice te derisotme gjykimi e perceptimi. Me demone si Sorosi e te tjere te tille, Rilindja, mund te plotesoje symbylltazi te gjitha matricat e BE, SHBA, Institucioneve e Organizatave Nderkombetare, pavaresisht realitetit dhe te vertetave faktike.
Kjo Pakice Plackitese eshte si Djalli qe na ka ftuar ne vallezim. Djalli na tregon me gisht tradhetaret e demokracise ne rradhet tona e me kete kujton se do te na percaktoje ritmin e kembeve tona ndersa kercejme. Vendimi madhor i Opozites shqiptare per te Protestuar ne dt 18 shkurt, e me pas per te bere qendrese te pakompromis perballe Djallit Vallezues, ka per te shenuar kthesen e madhe historike ne kete vend. Nuk mund te vazhdojme te ndihemi te drojtur, e as kokeulur, se mes nesh ka tradhetare te demokracise. Ne jemi kahja e duhur, ne jemi njerezit e duhur, ne jemi fuqia e vertete prodemokratike dhe properendimore ne kete vend. Qendresa jone, do te hedhe ne ere matricat e vjeteruara, e do ti beje te gjithe te kerkojne masat e reja vleresuese mbi cka ka ndodhur e po ndodh ne Shqiperi, gjate ketyre viteve te Qeverisjes se Rilindjes. Te gjithe, shqiptare e nderkombetare do te mberrijne ne momentin kur do ta kuptojne perfundimisht, se Qeverisja e Rilindjes eshte ne fakt Qeverisja e Mafias Estetike. Keta e shesin Elvis Rroshin per Rusell Crow, ndersa Arben Ndoken per Don Johnson.
Rilindja eshte si ai shkrimi Hollywood ne maje te kodres, ku ndersa ti e sheh, kaplohesh nga deshira per te jetuar ne nje lagje me Al Pacinon apo me Paris Hiltonin.. Te gjithe e dine se Hollywoodi nuk eshte si ne filma, e megjithate te gjithe e kane ankthin dhe endrren e jetes se tyre. Keshtu edhe Rilindja me kinseReformizmin e saj ka projektuar filmin me metrazh te gjate me psikoedelik qe kane pare ndonjehere shqiptaret. Ilir Beqaj, masakron shendetesine me 3P e ilace te skaduara, te falcifikuara apo te paefektshme dhe thote se eshte Johny Deep ne filmin Projekti Persosmeria.
Saimir Tahiri ben polici te bukur dhe nen rogoz ngre nje tjeter polici te vrazhde me te cilen kanabisizon gjithe vendin, e pastaj thote se ai eshte Denzel Washingtoni qe lufton te keqinjte por qe ka ardhur nga e ardhmja si ne filmin Deja Vu. Erion Veliaj betonizon gjithe Tiranen duke thene se eshte Supermeni qe i do shume femijet, paska se dashuria e tij me e madhe per femijet eshte manifestuar te beteja e tij ne mbrojtje te femijes se Griseldes, e cila ishte gruaja e Elvis Rroshit. Vangjush Dako eshte bere se fundmi simboli i Rilindjes Urbane qe eshte nje kopje e permbysur e Projektit te Nikolla Gruevskit Shkup 2014. Them kopje e permbysur, sepse Gtuevski prishi gjithcka te re, per te krijuar nje identitet te paqene te maqedonasit te lashte. Ndersa Dako dhe Rama, po shkaterrojne gjithcka te vlere e te lashte, per te vene vulen e tyre te re me Velieren, qe te ndertojne identitetin e ri pakujtese.
Qershia mbi torte behet Vettingu. Vettingu eshte bere si filmi Pulp Fiction i Quentin Tarantinos. Askush nuk e mer vesh se kush jane te miret e kush te keqinjte. Thjesht te gjithe thone se Vettingu do e ndaje shapin nga sheqeri. Madje pas reformizmit 3P, ky reformizmi i ri me emrin Vetting, do te beje cudira. Te gjithe ketu ne Hollywoodin a Rilindjen tone, do kemi pas Vettingut, mundesine te kemi fqinje si De Niro, Will Smith, Beyonce apo Adele. Jeta do na ndryshoje. Personazhet vizatimore te Walt Disney do vijne te bashkejtojne me ne. Gjermanet qe perdhunuan Malenen do shkojne ne burg, ndersa Monica Belluci do na puthe ne faqe te gjitheve cdo mengjes sa te hapim syte. Kevin Kostneri nuk do lere Al Kapone ne kembe. Ja keshtu do te ndodhe. Pasi ti jetojme keto, do ulemi e do tu lexojme femijeve tane libra me heroizmat e Emiljano Shullazit qe gjobiste te pasurit per tu dhene shprese te varferve, se nese do te behen si ai edhe ata do te mund te bejne njelloj nje dite. Do tu lexojme libra per deputetin e Peqinit qe nuk e linte kurre Kryeministrin e Rilindjes ne deshperim, por qe kalonte kohe intelektuale dhe patriotike me te sa tek Rogneri tek Restorantet e famshme te Peqinit. Do te lexojme per shokun e deputetit te Peqinit, qe nuk i la qytetaret e Dibres ta jepnin voten falas, por ua nxorri me fitim. E keshtu me rradhe deri tek Balili qe kurre nuk e ngacmoi policine qe kjo ta bezdiste.
Mafia Estetike ne Qeveri, po na con ne kete drejtim duke na ftuar ne vallezim me Djallin. Pa qendresen e Opozites sot, ne ate shesh, ne ate Cader Lirie, te gjithe do ishim duke paguar bileten per ne Kinema Rilindja. Qendresa e Opozites sot, eshte shpresa e vetme qe kemi. Sado e forte, sado e rende tju duket kjo qendrese, eshte e vetmja mundesi qe kemi per ta ndalur dhe ekspozuar Mafian Estetike ne Qeverisje. Ne vertete kemi tradhatare dhe zhgenjyes e ndoshta keqberes te demokracise, nder ne. Por ata qe kemi perballe, mafia estetike qe kemi ne qeverisje, jane Pakica Armike e demokracise.
Kjo qendrese e jona si Opozite edhe neve na pastron, edhe Qeverine e Mafias Estetike e rrezon. Ata e nisen me 3P, e kane perfunduar tek 3Ve, pra tek Veliaj – Veliera – Vettingu. Imagjinoni cfare fabule kane ata, me 3P jane shfaqur sikurse jane, pra si Pakicat Plackitese Politike. Ndersa me 3 Ve jane simbolikisht aleanca Veliaj – Dako qe duan te na bejne neve Vettingun. Mos harroni, Erion Veliaj eshte shoku i pare dhe me i ngushte i Elvis Rroshit, sepse ishte i pari qe luftoi per te shpetuar femijen e Griseldes e cila ishte bashkeshortja e Rroshit. Kur Veliaj firmos per Vettingun, kauza behet po aq e besueshme sa edhe historia e Griseldes.
Keta nuk kane limite e as cipe. Keta mund te bejne gjithcka. Ndaj edhe qendresa e Opozites eshte domosdoshmeri jetike. Vetem qendresa jone, mund mbylle kinema Rilindjen ketyre qeverisesve te mafies estetike. Duhet te qendrojme deri sa ti rrezojme. Po nuk i rrezuam, atehere do ti durojme. Une perseri them se eshte me mire qe ti rrezojme./CityNews
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka shkuar mesnatën e ka...
Një ide e vitit 1988 dhe ende e parealizuar. Kështu e konsid...
Në një intervistë për mediat maqedonase më konkretisht për T...
Të dashur lexues, ju ftojmë të lexoni titujt kryesorë të gaz...
Që të kuptosh rrënjët e ekonomisë së sotme globale, ia vlen ...
Duke filluar qe sot do hyni ne nje periudhe me te qete te je...
Musine Kokalari u përndoq për gati 4 dekada. Por nga 10 shku...
Dy të rinjtë filluan komunikimin miqësor, para se të binin n...
JA PERSE DO TI DREJTOHEM WASHINGTONIT SI AVOKAT I SHTETASVE ...
Protestës së opozitës i janë bashkuar dhe kampionë të sporti...
Ish-kryeministri i Kosovës, aktualisht kreu i AAK, Ramush Ha...
Policia Kufitare ka goditur mbrëmjen e sotme një tjetër rast...
Kampet partiake mbesin të barrikaduaraDerisa vendi gjendet n...
Industria vendase e blojës po punon me 40% të kapacitetit ak...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka postuar sot në rrjet...
Një ngjarje skandaloze është regjistruar nga qyteti i Korçës...
Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ka sulmuar ashp...
Kryetari i Unionit të të Rinjve të Djathtë Europianë, Javier...
Dridhja e qerpikut të syrit në mjekësi quhet blefarospazëm, ...
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, iu nisi sot një tjetër...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...