web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video- Tahiri “sherr” me banorët e Zharrëzit/ Fike kamerën, mos u bëj gangster me mua!

27 Shkurt 2017, 07:42, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka shkuar mesnatën e kaluar te grevistët e Zharrëzit për t?i takuar.

Ai iu ka thënë banorëve se ka shkuar pranë tyre si qytetari dhe jo si ministër, megjithatë vizita e tij nuk është pritur mirë.

Siç shihet në video, ministri Tahiri është përplasur me një qytetar, i cili ka hapur kamerën për ta filmuar. Ky veprim nuk i ka pëlqyer ministrit, i cili i ka këruar ta fikë.

Tahiri: Fike kamerën tani se kam ardhur t’ju përshëndes si qytetar.
Qytetari: Pse ta fik, le ta dokumentojmë.
Tahiri: Fike se kam ardhur vetëm, po të ishte për kamera do vija me media.
Qytetari: Mendoj se s’ka gjë të keqe.
Tahiri: S’kam ardhur për ty kam ardhur për këta.
Qytetari: Edhe unë pjesë e tyre jam.
Tahiri: Fike kamerën mos u bëj gangster me mua.
Nuk është e qartë përse ministri nuk pranon të filmohet./CityNews





Lajmet e fundit nga