Trupat shqiptare luftojnë ISIS/ Kodheli: Ja kush e kërkoi
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, raportoi sot në mbledhj...
Nga Andi Bushati Nuk e di nëse dorëzimi i mandatit nga Armando Prenga dhe letra e tij e dorëheqjes nga deputet mund të quhet një lajm i mirë.
Normalisht duhej të kish qenë kështu.
Të gjithë duhet të ndiheshin më të sigurtë dhe më të lehtësuar se më në fund ligji i dekriminalizimit po funksionon, se të fortët dhe të inkriminuarit po largohen nga alula më e rëndësishme e politikës shqiptare.
Në fakt, historia është pak më ndryshe.
Armando Prenga deputeti që kishte përdorur plot 10 emra të në të shkuarën e tij, që ishte implikuar në një përleshje me armë për lagunën e Patokut, që u bë sebep për fillesat e ligjit të dekriminalizimit pas sherrit të parë me Strazimirin, bëri shumë rrezistencë përpara se të thoshte lamtumirë.
Ai futi për ditë të tëra në një përplasje të kotë, prokurorinë me KQZ, e detyroi kreun e kësaj të fundit ta amnistonte publikisht dhe mori të gjithë mbrojtjen e shumicës politike anëtarët e së cilës në Komisionin e zgjedhjeve votonin pro tij. Pas të gjithë kësaj Odiseje atij iu dha privilegji të largohej jo si pre e ligjit, por si familjar që mendon për qetësinë e të afërmve të tij.
Nëse krahasohet me mënyrën e shpejtë se si u hoqën mandatet e deputetëve Tahiri dhe Selami, duket se për Armando Prengën rezistenca ishte shumë më e madhe.
Dhe në këtë pikë rasti i tij ngjan me atë të shumë të fortëve të tjerë të mbrojtur prej Ramës.
Mark Frroku dihej publikisht që u kap nga policia me një trafikant droge në makinë, por ai jo vetëm që nuk u penalizua për këtë, por u favorizua edhe me fshehjen e dokumentave të Interpolit në ministrinë e Brendëshme.
Arben Ndoka megjithëse digjej nga të katër anët nga hyrja në fuqi e ligjit të ri, pati privilegjin të largohej me dorëheqje dhe ai ruan ende një vend të rëndësishëm në PS e Lezhës.
Po ashtu edhe Elvis Roshi, që u bë simboli i betejës kundër të fortëve në politikë, që u mbrojt disa herë publikisht nga Rama, që u bë gazi i botës me largimet që u pasuan prej dorëheqjeve nga dorëheqja, vazhdon të drejtojë ende dhe sot bashkinë e Kavajës dhe të përkëdhelet nga eksponentët më të lartë të Rilindjes.
Edhe rasti i Armando Prengës nuk bën përjashtim nga ai i kolegëve të tij.
Ata konvergojnë një një pikë.
Megjithëse PS-ja u detyrua ta votojë dekriminalizmimin, Edi Rama nuk e pranoi kurrë politikisht atë. E gjithë përpjekja e tij pas hyrjes në fuqi të ligjit ka qenë që t?i tregojë të fortëve të vet se ai nuk do ti shesë asnjëherë. T?I japë zemër atyre se ata janë prapë me të dhe do të jenë të dobishëm që gjatë këtij qershori.
Kështu u veprua edhe me Armando Prengën.
Megjithëse e dinte se atë nuk kishte zot që e shpëtonte Rama urdhëroi një institucion ligjërisht të pavarur si KQZ, që të njollosej politikisht vetëm që të jepte mesazhin e qartë se lëkura e tij nuk do të shitej lirë.
Prandaj dhe ikja e deputetit të Lezhës nuk është një ogur i mirë. Pavarësisht se nuk do të jetë më në parlament. Pavarësisht se në sallën e kuvendit do të jetë një emërshumtë më pak, largimi i Prengës nuk ka asnjë premisë për të të bërë entuziast. Sepse në thelb ai vërtetoi edhe njëherë se kryeministri po ndahet nga të fortët e vet, vetëm legalisht, ndërkohë që ai po jep të gjitha sinjalet se është me ta me shpirt dhe me zemër. Se ai e votoi dekriminalizimin sa për t?i hedhur hi syve ndërkombëtarëve, por në fakt atë nuk e ndan asgjë nga lidhja fatale që ka me çdo Preng që e mban peng. (Lapsi.al)
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, raportoi sot në mbledhj...
Sot paradite u mblodh Asamblea Kombetare e LDE – Partia per ...
Armando Prenga dorëzoi sot mandatin e deputetit, pas një kar...
Anëtarët e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare k...
Referuar grabitjes në Qafë-Kashar, Gjykata e Apelit ka lënë ...
Protestuesit e opozitës ngritën sot në mesditë një dron mbi ...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe një grup deputetësh...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në qy...
Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta sot në qyteti...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një b...
Protestuesit e opozitës kanë ngritur një dron para Kryeminis...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, vijon sulmet ndaj k...
Deputeti i PS, Armando Prenga, dorëzoi sot mandatin e depute...
Bangladeshi ka njohur zyrtarisht Kosovën e pavarur. Banglade...
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, foli sot për letrën e ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po zhvillon ditën e sotme mbl...
Në të gjithë vendin, Policia e Shtetit po vijon fushatën e t...
Një shtetas i cili ka tentuar t’i japë punonjësit të policis...
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, ka vlerësuar një udhëz...
Deputeti socialist Armando Prenga ka vendosur që të dorëzojë...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...