Zero shanse për qetësi!/ Qeveria e derrave të dhjamosur do shembet
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, foli nga çadra ...
Lulëzim Basha ka shfrytëzuar një incident në emisionin ?Opinion? për të bërë një deklaratë sa të fortë aq edhe të papritur. Duke shfrytëzuar një pretendim korrekt të gazetarit Fevziu, për të mos i lënë spektatorët të bëhen protagonistë në sallë, duke shfrytëzuar këmbënguljen e tij se një studio debati nuk duhet kthyer në miting partie, ai është vënë nën lëkurën e një lideri populist, për shpallur me forcë se ?mediat e kapura nuk do t?i shpëtojnë përmbysjes që po vjen?.
Po ta shikosh edhe njëherë ftohtë atë sekuencë që dukej sikur ishte menduar më parë, atë qytetar që u ngjit ?spontanisht? në skenë për të marrë fjalën, e kupton lehtësisht se shpërthimi i Bashës nuk ishte krejtësisht i pafajshëm. Ajo ishte një goditje e paramenduar që synonte drejtpërdrejt televizionin Klan dhe pronarin e tij, Aleksandër Frangaj.
Dhe Lulzim Basha, u kujdes që në këto deklarata të mos kishte asnjë ekuivok dhe asnjë keqkuptim. Ai vazhdoi edhe më tej në bisedë të kërkonte falje për ata që quheshin si ?kapitenë të mediave? dhe që nxorrën përfitime kolosale në dëm të interest publik, duke ndejtur në paradhomat e pushtetit dhe duke ndikuar vendimet e tij.
Pra, në gjithë vijëqëndrimin e tij, duket qartë qëllimi për të goditur atë televizion që u bë makineria rangallë e qeverisjes së Berishës dhe pronarin e tij që i binte gjoksit nëpër studio, duke folur me ?NE? në emër të PD-së.
Dhe nga ana taktike deri këtu Basha nuk pati asnjë gabim.
Të sulmoje Klanin drejt e nga studioja e ?Opinion? ishte një akt i guximshëm.
Të tregoje me gisht një ekran që i ka shërbyer deri në neveri të gjitha pushteteve me radhë dhe që është shndërruar në vitrinën e kastës që zhvat qytetarët, ishte të kaloje përtej entuziazmit të çadrës.
Të ngrije zërin për të thënë se kjo lloj media do të përmbyset bashkë me ata që ka zgjedhur si padronë të radhës, ishte një akt që shkon në të njëjtën valë me interesin e publikut.
Të kërkoje falje për dëmet që i janë bërë interesit publik nga pronari mediatik që qëndronte në paradhomën e kryeministrit, ishte një akt që tregonte reflektim dhe përunjësi.
Në të gjithë këtë kuadër ?preja? që Basha kishte zgjedhur për të bërë figurë të mirë, ishte e goditur. Sado që të kishte kërkuar, ai nuk do të kishte zbuluar dot një target më të mirë që është bërë simbol i alergjisë, zemërimit dhe përçmimit popullor.
Por, nëse objektivi i Bashës është që të bëhet simpatik dhe i pranueshëm për një qerthull njerëzish përtej PD, objektivi i kritikëve të tij duhet të shkojë përtej.
Ai nuk mund të kënaqet më as me falje, as me deklarata, as me premtime në erë.
Këtë film ne tashmë e kemi parë.
Edhe Sali Berisha e bojkotoi TV Klanin për dy vite me radhë. Por kur u kthye në pushtet u bë një nga financuesit legal dhe okult të tij.
Edhe Edi Rama nuk reshti së çuari ?të fala? live nga selia e PS-së, por kur u ngjit në zyrën e kryeministrit, firmën e parë të shkatërrimit të Tiranës e vuri në favor të Alekos që tallte dikur.
Në këtë kuptim, sado e gjetur qoftë, sado konsensus popullor t?i japë, sado të shtojë ujë në mullirin e propagandës së tij, beteja me fjalë që Basha po bën me mediat e kapura, nuk është e besueshme.
Ata që janë zhgënjyer nga e shkuara nuk mund të shpresojnë më se mbi të njëjat argumenta mund të ngrihet edhe e ardhmja.
Dhe për të shmangur këtë, për t?u bërë bindës, lideri i PD nuk duhet të mjaftohet më vetëm me deklarata.
Përpos pathosit të mitingjeve, ai duhet të kalojë edhe në akte ligjore. Ai duhet të shprehet se çdo të bëhet me shfuqizimin e atij paragrafit të nenit 62, që i lejoi pronarët aktualë të mediave t?i kthejnë TV-të në kioska familjare. Ai duhet të shprehet se çdo të bëjë më ato ekrane që fshihen pas pronësive të reme dhe emrave fiktivë, në shkelje të ligjit, njësoj si të fortët e politikës. Ai duhet të shprehet se çdo të bëjë me dallaverin e ndarjes së frekuencave kombëtare.
Pra shkurt, ai duhet të propozojë një paketë ligjore për ?dekriminalizimin? e mediave.
Vetëm kështu ai mund të bindë se nuk po tallet edhe njëherë me publikun, duke vepruar si Berisha dhe Rama, që i sulmuan ?mediat e kapura? kur qenë në opozitë dhe pastaj i trajtuan si prostituta kur erdhën në pushtet.
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, foli nga çadra ...
Kreu i BDI, ALi Ahmeti, ka deklaruar se shanset për arritjen...
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi është fotografuar duke ngr...
Ilir Meta po përpiqet me çdo kusht të dalë i fituar në zgjed...
Policia italiane e qytetit të Udines ka finalizuar me sukses...
Grupi xhihadist i Shtetit Islamik (ISIS) ka bërë një tjetër ...
Lista e kandidatëve për organet e vettingut ka mbërritur në ...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, bashkëbisedoi me përfaqësuesit ...
Pedagogia Nevila Xhindi ka reaguar pas fotos që publikoi me ...
Policia vijon aksionin e gjerë në mbarë vendin për parandali...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka shpërthyer ...
Leonard Miri, personi që u akuzua si i dashuri i Shqipe Kara...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka sulmuar sot Komi...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh sot për të shqyrtuar...
Kryeministri Edi Rama duket se nuk e ka harruar “zakonin” e ...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka renditur disa arsye pse nuk m...
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka folur me tone të ashpra ng...
Në seancën për 9 të pandehurit e grupit të Xibrakës, Gjykata...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur me tone t...
Unë dua t’ju siguroj ju, dhe nëpërmjet jush publikun, se bet...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...