Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ka një entuziasëm në rritje nga armiqtë e Edi Ramës ditët e fundit. Duhet ta pranojmë: Kryeministri ka shumë armiq dhe armiqësitë e tij mes vetë deputetëve të PS, LSI, PD, analistëve, gazetarëve, prokurorëve, ambasadorëve, nuk i ka sepse është kryeministër i mirë apo i keq, po sepse kryesisht ia var apo jo këtyre kategorive, në komunikimin e tij të përditshëm.
Kjo ka bërë që shumica prej këtyre kategorive, mos t?i shohë me objektivitet atë që po ndodh, ose më saktë, nuk po ndodh këto ditë në Tiranën politike.
Sot në qendër të kryeqytetit protestues të opozitës kanë ngritur një çadër, që më shumë sesa shenjë e shqetësimeve për reformën e munguar zgjedhore, është shenjë e varfërisë së mendimit politik të liderit të opozitës. Lulzim Basha ka kopjuar keq një situatë të 2010, kur gjashtë shtatë muaj pas një përpjekjeje të rregullt kushtetuese të opozitës pas një rezultati thuajse të barabartë elektoral në zgjedhjet e qershorit 2009, për të ngritur një komision hetimor, ajo nisi një grevë urie për hapjen e kutive. Greva u ndërpre, pas një telefonate dhjetë minutëshe të ambasadorit amerikan të kohës, i cili premtoi një negociatë ndërkombëtare. E cila përfundoi me një darkë qesharake në Strasburg, paguar nga taksapaguesit europianë.
Shtatë vjet me vonë Lulzim Basha, i cili nuk ka asnjë skenar më kreativ se i Edi Ramës për të ardhur në pushtet, ngre një tendë të ngjashme, katër muaj para zgjedhjeve, duke paragjykuar një rezultat, që nuk ka ndodhur akoma, pavarësisht se e kanë të qartë të gjithë. I vetmi sukses që ka prodhuar, ngjashëm me çadrën e Ramës në 2010, është i diskutueshëm: Ashtu si atëherë, zyrtarët europianë po i kalojnë anash tendës dhe po i thonë atij, siç i thonin dhe Ramës, të kthehet në parlament. Ndryshimi është se për këtë, nuk po i ofrojnë Bashës, as edhe një darkë me mish keci në Strasburg.
Luli, ama, ndryshe nga Rama, nuk kthehet dot në parlament. Ndonëse ai do të donte, vendimi nuk është i tij. Sali Berisha, lideri i padiskutueshëm i të djathtës, ka vendosur t?i japë atij shansin e fundit: Një protestë bojkot, që synon të bëjë presion mbi të vetmin faktor që mund të ndikojë në një rezultat tjetër në 18 qershor: Ilir Metën.
Duke i ushqyer atij përmes delfinëve jo të paktë blu në radhët e LSI (kryesisht armiq personalë të arrogancës së pasjellshme të Ramës sesa kundërshtarë të politikave të qeverisë), idenë se kryeministri përmes Vettingut kërkon t?ia fusë Metës, ata po tentojnë, së bashku me Doktorin, ta vënë ish-kryeministrin më energjik të tranzicionit përballë zgjedhjes mes mosmirënjohësit par exellence Edi Rama, dhe bamirësit që kërkon të sjellë në pushtet ?jetimin? e birësuar. Në shkëmbim, i thonë Metës delfinët e Doktorit, ata do ta shpëtojnë nga të qenit objektiv i vettingut, duke e sabotuar, shtyrë në kohë e maksimalisht dështuar atë, pas kalimit të afatit 100 ditor të skadimit të ngritjes së komisioneve përkatëse në parlament. Oferta maksimale e PD është në fakt një shenjë dëshpëruese edhe më e rëndë se e Ramës në 2013, kur në prill të atij viti, ai u detyrua të lëpinte gjithë çka kishte pështyrë mbi Ilir Metën dhe të vinte në pushtet, jo me frymë, por me arithmetikë.
Sepse lëvizja me kopje e Lulit, çalon, edhe në frymë, edhe në arithmetikë.
Pikë së pari, oferta e ashtuquajtur e bllokimit të vettingut, është qesharake. Edhe nëse Luli e bllokon vettingun për një vit, oferta presidenciale e Ramës për Metën është pesë deri në dhjetë vjet më e gjatë. Por dështimi i vettingut fut në izolim ndërkombëtar partinë më europianiste të vendit, që lindi si mision për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Dhe sa për të qenë i qartë: më të rrezikuar nga Vettingu janë ish-pushtetarët e PD plus familjarë, dhe disa ministra aktualë dhe jo Meta dhe të tijtë.
PD për shembull mund të tentojë të ushqejë paranojën te LSI, por afera si CEZ nuk rëndojnë në kurrizin e tij dhe palët e interesuara e dinë shumë mirë këtë. Çadra e ngritur poshtë ballkonit të Metës është më tepër një lëvizje taktike e Berishës që kërkon ta vërë kreun e Kuvendit në pozitat nga king maker në deal maker. Pra të relativizojnë vlerat e Metës, nga një person, që ka vendosur në 12 vitet e fundit balancën e pushteteve në vend, në një pazarxhi minimalist për të siguruar të ardhmen e tij personale. Kjo, vështirë të realizohet.
E para sepse PD nuk i garanton dot, jo 71 votat për të rrëzuar qeverinë Rama, por as 71 votat për kabinetin e ri, që do të fuste vendin në zgjedhje. PD nuk jep dot garanci as për listën e përfolur të 14 deputetëve, të cilët që një vit më parë, e jo më sot, nuk do votonin për arsyet që ata i dinë vetë, një kabinet të ri PD-LSI.
E dyta, PD nuk jep asnjë garanci, që as më vete e as bashkë, as para e as pas zgjedhjeve, të bëjë me LSI dhe mandatet e saj dyshifrore, mazhorancën e nevojshme, frymën e nevojshme dhe vizionin e nevojshëm për të qeverisur vendin drejt nje mandati që më gjasë është i fundit, para integrimit të plotë në Bashkimin Europian.
E treta dhe më e rëndësishmja kjo do ishte një fyerje e inteligjencës për Ilir Metën, të cilit në garën e tij psikologjike me Edi Ramën, karshillëku që tenton t?i bëjë Lulzim Basha i shkakton vetëm gudulisje në fund të barkut. Ilir Meta ndoshta meriton të jetë kryeministër, por rruga e tij e gjatë e mbijetesës e ka mësuar se kjo sindromë që i mveshin kundërshtarët, mund të përdoret për të arritur qëllime shumë më ambicioze, nga administrimi i pushtetit në mënyrë të pakufizuar, pavarësisht kush është kryeministër, deri tek arritja e ofiqeve më të larta në vend, si kryetar kuvendi apo president, që politikanë në letër shumë herë më të fuqishëm as nuk i kanë ëndërruar.
Sigurisht protesta e stacionuar poshtë ballkonit të tij, është një shenjë presioni final, të dëshpëruar të opozitës, që ai ta mendojë edhe njëherë. Që ai të kujtojë në psikën e tij të thellë prillin e vitit 2010, kulmin e shijimit të pushtetit të përbashkët të dikurshëm e ndoshta në mënyrë tinzare, t?i kujtojë atij edhe mëkatet e dikurshme. Por siç tha Krishti: ?Kush nuk ka bërë mëkat, të ngrejë dorën?.
Dhe meqë Zotin nuk e dimë ku është por Kryeprokurorin po, atëherë e kemi të qartë të gjithë, se kjo protestë, sa kohë kalojnë ditët, e orët e minutat, veç nëse Meta vendos ta përmbysë kovën e ta derdhë qumështin në bulevard, për sfidë sesa për logjikë, do hyjë në histori, si etapa e radhës e kopjuar nga Basha për të ardhur në pushtet, më një libër të shkruar nga Edi Rama. A vjen nga përtacia, a vjen nga mungesa e fantazisë, këtë ai duhet t?ia thotë përkrahësve të shumtë të opozitës, që ashtu si të gjithë ne, presim të na shpjegojë, sesi do arrijë te qeveria teknike, pa vullnetin e PS, pa vullnetin e LSI, pa vullnetin e ndërkombëtarëve, me një protestë që thotë që do jetë paqësore dhe pa mbështetjen e qartë të gjithë deputetëve të tij.
Dashuria është sigurisht një formulë metafizike, por qetësia është thjesht arithmetikë.
Dhe nëse nuk ka Metën me vete, qetësia arithmetike që Basha ka, shkakton në rastin më të mirë, një buzëqeshje.
Dakort, në këtë pikë ai ka gjithmonë sukses. Bile pa pasur nevojë për numërim elektronik./Javanews
Këshilli i Ministrave ka publikuar vendimet e miratuara në m...
Ilir Meta po mban prej kohësh nën tension mazhorancën por së...
Sipas analistit Fatos Lubonja kërkesat e protestës janë të d...
Kreu i LSI, Ilir Meta, ka vlerësuar protestën e opozitës për...
Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar pas ...
Nëse pozicioni i z. Meta, gjatë darkës së fundit, është zbar...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, priti në një takim Kryeta...
Ky personel ka 4 vjet qe eshte nen terror nga drejtuesit e t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar s...
Publicisti Kastriot Myftaraj, ka nisur të shkruajë një libër...
Gazetari Artan Hoxha ka risjellë në vëmendje filmin shqiptar...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë mbrëmje drejtuesit dh...
Kryeministri i vendit Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Sh...
Ish-zëvendësdrejtori i Burgjeve, Iljaz Labi, ka zbuluar të g...
Katër deputetë të parlamentit shqiptar kanë dorëzuar shenjat...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar sot kr...
Policia e Shtetit ka zbardhur detaje të reja mbi super grabi...
CityNews iu sjell detaje të reja mbi banorët e fshatit Zharr...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar 40 procedime penale për ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...