web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot Myftaraj/ Shenjë shumë e keqe që amerikanët ia lanë në dorë drejtimin e zbatimit të Vetingut europianëve (aq më tepër një spanjolleje)

20 Shkurt 2017, 21:20, Aktualitet CNA

Reforma në drejtësi në Shqipëri është një reformë amerikane. Gjithë procesi i reformës së fundit në drejtësi, në Shqipëri u drejtua nga amerikanët, me protagonist kryesor ambasadorin Lu. Prandaj duhej pritur që amerikanët ta çonin angazhimin e tyre deri në fund, duke marrë përsipër edhe drejtimin e procesit të zbatimit të kësaj reforme, dhe posaçërisht të Vetingut, kontrollit të gjykatësve dhe prokurorëve, që përbën dhe thelbin e procesit. 

Por, sa i përket thelbit të zbatimit në praktikë i reformës, që është procesi i vetingut, amerikanët nuk deshën ta marrin vetë përgjegjësinë e drejtpërdrejtë. Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, të quajtur Veting dhe të sanksionuar tashmë në Kushtetutën e Shqipërisë, që nga 21 korriku, do ta drejtojë spanjollja Genoveva Luis Calavera. Një burokrate e thekur e Brukselit, me një karrierë të gjatë 25 vjeçare si burokrate e Bashkimit Europian, e specializuar në atë art të burokracisë së Brukselit për t? u marrë me problemet pafundësisht duke krijuar përshtypjen se zgjidhja është afër, por nuk vjen kurrë.
Nëse amerikanët do të besonin se ky instrument i zbatimit të reformës në drejtësi që është vetingu do të funksiononte, ata nuk do t? ia linin atë në dorë europianëve, aq më tepër një spanjolleje. Spanja nuk është një shtet që ka interesa të posaçme në Shqipëri. E vetmja herë kur i është dëgjuar zëri një ambasadori spanjoll në Shqipëri, atij të quajtur Montobio, ka qenë para disa vitesh kur kishte interesin e lotarisë spanjolle. Merret vesh, amerikanët morën meritën në letër të reformës në drejtësi, atë të ideuesit, ndërsa dështimin në praktikë do t? ua lenë europianëve, një spanjolleje që është mësuar të shërbejë si rrufepritëse burokratike në Bruksel. Kjo zonja spanjolle ka qenë edhe drejtuese e Task Forcës të Bashkimit Europian për rindërtimin e Kosovës dhe atje kanë ndodhur histori të pabesueshme me shpërdorimin e granteve të BE.
Nuk mund të thuhet se mosemërimi i një amerikani për të drejtuar ONM shpreh një ndryshim në qëndrimin amerikan ndaj reformës në drejtësi nga ana e Administratës ?Trump?, sepse gjermani Priebe, ndihmësi i spanjolles është emëruar që në verën e kaluar, kur në pushtet në Washington ishte Obama. Amerikanët, si atëherë, si tani, kanë dashur të jenë të larguar nga zbatimi në praktikë i reformës në drejtësi në Shqipëri.
Dhe kjo është një shenjë shumë e keqe për zbatimin në praktikë të reformës në drejtësi.





Lajmet e fundit nga