web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qeveri teknike/ Basha reagon pas deklaratës së Metës

20 Shkurt 2017, 20:55, Aktualitet CNA

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, tha sot se i mbështet protestat paqësore, por jo ultimatumet.

I pyetur drejtpërdrejt nga emisioni Top Story, Basha tha se nuk e dinte çfarë kishte thënë Ilir Meta, por sipas tij, tani kanë mbetur vetëm dy rrugë.

?Rruga e parë është një reflektim, një rrugë evropiane që me anë të një qeverie teknike të shkojmë drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Rruga tjetër është ajo e përballjes. Do të jetë opozita dhe qytetarët që do t?i tregojnë vendin atyre që do të kërkojnë të mbajnë zgjedhje fasadë.? tha Basha

Në lidhje me futjen e PD në zgjedhjet parlamentare, Basha tha se ?Zgjedhje pa opozitën mbahen vetëm në vende diktatoriale. Në Shqipëri, zgjedhjet ose do të jenë me opozitën, ose nuk do të ketë zgjedhje. Zgjedhje fasadë dhe me kriminelë nuk do të ketë.

Basha komentoi edhe deklaratën e BE e cila shprehu kundërshtimin e saj për bojkotin parlamentar nga opozita.

?Nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë (Kocijancic), por me duhet të them se ka disa BE. Ka BE që dënon drogën, dënon korrupsionin dhe kërkon reformë në drejtësi. Po ashtu siç ka BE që injoron korrupsionin, drogën etj. Unë i referohem mbështetjes nga rezoluta e Partive Popullore Europiane dhe nga raportet e Bundestagut?, tha ai





Lajmet e fundit nga