web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vuçiç paralajmëron betejë të madhe/ Kosova “jo” në UNESCO!

20 Shkurt 2017, 17:30, Aktualitet CNA

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë një deklaratë të fortë kundër Kosovës. Vuçiç ka paralajmëruar një betejë të madhe kundër hyrjes së Kosovës në UNESCO, duke besuar se Serbia do të fitojë sërish.

Sipas tij, kur bëhet fjalë për përpjekjen e Prishtinës që të sigurojë anëtarësimin në Këshillin e Europës, ai është një proces i gjatë e shanset e Beogradit që ta kontestojë këtë janë më të vogla se sa për UNESCO- n, pasi për të duhen dy të tretat e votave.

?Sa i përket UNESCO-s, do të ndërmarrim të gjitha që mundemi në përputhje me fuqitë dhe mundësitë tona. Mos e hiqni nga mendja se kundër nesh nuk do të jenë jo vetëm shqiptarët e Prishtinës, por edhe disa të fuqishëm të cilët e kanë sponsorizuar kërkesën për hyrje të Kosovës në UNESCO?, tha Vuçiç./CityNews





Lajmet e fundit nga