web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklarata e fortë e deputetit të PD/ Zgjedhjet mund të shtyhen dhe në vjeshtë

19 Shkurt 2017, 08:39, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, bëri një deklaratë të fortë mes protestuesve, teksa tha se zgjedhjet mund të shtyhen edhe në vjeshtë.

Boçi vuri theksin te kërkesa e PD për krijimin e një qeverie teknike për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ai tha për Ora news se pjesëmarrja në protestë është e madhe dhe mesazhet janë të forta.

Ja reagimi i Boçit:

Ka pasur një pjesëmarrje të madhe, i pranishëm ka qenë edhe kryetari i PD dhe mesazhet kanë qenë të forta. vendosmëria jonë është e palëkundur, për të fituar lirinë dhe demokracinë që është tronditur nga kjo qeverisje.
Qëndresa do vazhdojë, ne i kemi parashtruar kërkesat tona, qeveri teknike dhe sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. PD nuk po kërkon pushtet, ose fitore në tavolinë, por kërkon që qytetari mos cënohet me vullnetin e tij, vullnet që ka qenë i deformuar. Me kriminelë në politikë nuk mund të hyhet në një proces zgjedhor.

Sot jemi para humbjes së shpresës, kërkojmë ta ringjallim, do vazhdojmë, por qëllimi është krijimi i qeverisë teknike. Një qeveri që merr përsipër zhvillimin e zgjedhjeve të lira.
Jemi përpara një krizë ekonomike, përpara krizës së mediat, dhe përpara krizës së vullnetit të qytetarëve pse mos ketë qeveri teknike.
Nuk ka asgjë të keqe që zgjedhjet të shtyhen edhe në vjeshtë, shtatori është i përshtatshëm si muaj. Nëse gjykohet në tërësi ne e prenojmë shtyrjen e kohës.
Kjo protestë tejkaloi numrat dhe pritshmëritë. Protesta do vazhdojë, qytetarët do jenë tek kjo çadër./CityNews





Lajmet e fundit nga