Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Qytetarët janë të zhgënjyer me pushtetin e korruptuar
Derisa po mbushet një dekadë e plotë nga shpallja e pavarë- sisë së shtetit të Kosovës, dhe qeveritarët organizojnë ceremoni festive e pritje pompoze për korin diplomatik në vend, në masën e gjerë të qytetarëve ka filluar të zbehet nga viti në vit ai entuziazmi i viteve të para që kishin për këtë festë dhe festat e tjera. Analistët politikë e shohin këtë zbehje të dëshirës për të festuar për shkak të dështimit të qeveritarëve të deritanishëm të korruptuar që t’i ofrojnë një perspektivë reale zhvillimore shtetit të ri, të cilin në vend që ta zhvillojë dhe ta forcojë, e degradoi klasa politike deri aty se njerëzit po e humbin edhe dëshirën për të jetuar dhe për të festuar në vendin e tyre. Sipas tyre, tanimë ky shtet i kapur nga mafiopolitika nuk iu ofron as shpresën më të vogël për ardhmërinë e tyre. Analisti politik, Florim Zeqa vlerëson se vetë akti i mbajtjes së seancës solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës një ditë para ditës së shpalljes së pavarësisë dhe mosparakalimi i FSK-së më 17 shkurt, janë ogur i keq për të ardhmen e Kosovës. “Për ata që e festojnë ditëlindjen një ditë përpara, një fjalë e urtë italiane e thotë; “Porta sfiga”, përkthyer në gjuhën shqipe i bie “Sjell fat të keq”. Fati i keq fillon me zbehjen e kuptimit të festës së pavarë- sisë së Republikës së Kosovës në mesin e popullatës së vendit tonë”, u shpreh ai
Degradimi politik
Zeqa thekson se fajtore kryesore e kësaj situate paradoksale është politika e papërgjegjshme ndaj qytetarëve dhe e pamëshirshme në gllabërimin e buxhetit të shtetit. “Klasa aktuale politike (pozitë-opozitë), aq tepër e degradoi vendin dhe të ardhmen e qytetarëve, saqë njerëzit, përveç shpresave, e kanë humbur edhe dëshirën për të jetuar në vendin, i cili më nuk iu ofron asnjë lloj perspektive zhvillimore, as shëndetësi efikase, as arsim cilësor dhe as edukatë të shëndoshë në shkollat dhe fakultetet tona”, potencoi ai. “Pra, ishte ky përvjetori më i zbehtë i pavarësisë, ndryshe do të thosha ishte 9- vjetori i akullt i pavarësisë së Republikës së Kosovës, i cili ngriu edhe parakalimin tradicional të FSKsë apo ushtrisë në “Standby” të Kosovës. Rënia e entuziazmit të qytetarëve për pavarësinë, burimin e ka te pritjet e gjata të qytetarëve për një të nesërme më të mirë, e cila, edhe pas 9 vjetëve, mungon, madje nuk shihet ende drita e gjelbër në fundin e tunelit të errësirës qeverisëse, në të cilin e ka futur vendin klasa e korruptuar dhe e shantazhuar politike kosovare”, tha analisti politik Florim Zeqa. Gjykim të tillë kritik ka edhe analisti Hidajet Ahmeti. “Qytetarët e Kosovës kanë besuar se me pavarësinë e Kosovës dhe me ndihmën e miqve ndërkombëtarë do të dalin nga kthetrat e vuajtjeve, maltretimeve, dhunës sistematike shekullore dhe nuk kanë besuar se rreziku të vijë nga brenda dhe pikërisht njerëzit e tyre”, u shpreh ai.
Pushteti në shërbim të klaneve
Sipas Ahmetit, pushtetet autoritare për këto vite treguan dhëmbët e tyre, duke shantazhuar, duke kërcuar, duke linçuar e duke sabotuar ata të cilët menduan ndryshe. “Mjerimi socioekonomik, korrupsioni, krimi organizuar, nepotizmi, klientelizmi pësuan rritje. Si pasojë e mjerimit socioekonomik e lëshuan Kosovën mijëra qytetarë, mijëra qytetarë vullnetarisht i dorëzuan shtetësinë Kosovës, Mitrovica e veriut u enklavizua përmes rrugës së shtruar nga klasa politike udhëheqëse, rrjedhimisht Serbia u fuqizua edhe më shumë brenda Republikës së Kosovës dhe kështu degradimi institucional, politik, ekonomik e social vazhdoi në kontinuitet, duke humbur shpresën qytetare dhe rrjedhimisht duke rënë entuziazmi për këtë ditë historike”, vijoi më tutje ai. “Entuziazmi që ishte në vitin 2008 me shpalljen e pavarë- sisë së Kosovës çdo ditë e më shumë e humbi kuptimin, pikërisht nga klasa udhëheqëse e papërgjegjshme dhe e pandërgjegjshme. Një pjesë ë komandantëve keqpërdorën idealet dhe luftën e drejtë të UÇK-së për t’u pasuruar dhe për t’u nëpërkëmbur institucionet e Republikës, duke u korruptuar dhe duke u pasuar përmes rrugëve anti-ligjore”, tha analisti politik Hidajet Ahmeti. Sipas tij, tani edhe pas 9 vjetëve shtet, Republika e Kosovës nuk ishte në funksion të mirëqenies qytetare dhe konsolidimin e shtetit, duke përdoruar çdo mekanizëm të shtetit për interesa personale, klienteliste, nepotiste dhe politike. “Republike e Kosovës për këto 9 vjet shtet nuk e futi në funksion as dorën e majtë, mirëqenie, shëndetësi, ekonomi, por as dorën e djathë prokurori, ushtri, gjyqësi e polici. Dora e djathtë u shfrytëzua vetëm për favore të klasës politike udhëheqëse, korrupsion, nepotizëm, vjedhje përmes rrugëve anti-ligjore, biznese fiktive për t’u pasuar përmes tenderëve korruptiv, kurse dora e djathtë u shfrytëzua për t’ju shërbyer atyre në keqpërdorimet, krimin, korrupsionin dhe degradimin institucional”, tha analisti Ahmeti për “Kosova Sot”. Ai konsideron se tani qytetarëve të Kosovës u mbetet rruga e zgjimit qytetar përmes rrugëve demokratike rrjedhimisht në ngritjen e vetëdijes kolektive qytetare për ndëshkim dhe rrjedhimisht ndryshime radikale demokratike./Kosova Sot
Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, deklaroi se ka v...
Kleriku i verbër, që konsiderohej si ideatori i një serie su...
Jemi ne shesh. Jemi aty perballe Kryeministrise dhe Kuvendit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, ka shkuar kët...
Koalicioni qeverisës me PS dhe LSI duket se po shkon i përça...
Një protestë e pazakontë po ndodh në Barcelonë të Spanjës.Rr...
Drejtësia angleze ka dënuar me 16 vite burg dy shqiptarë, të...
Opozita ka nisur sot ditën e dytë të protestës para Kryemini...
Krerët e sistemit kosovar i druhen aplikimit të reformës si ...
Deputet i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka qëndruar gjat...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka tërhequr vë...
Të dashur lexues, ju ftojmë të lexoni titujt kryesorë të gaz...
Të hënën presidenti Donald Trump mbush një muaj në detyrë, n...
Citynews sjell fotot e fundit nga cadra e protestes te opozi...
Dashi Dita e fundit per kete jave, dita e diel eshte e mire ...
Protesta e sotme tregoi se kupa u mbush dhe pika nisi të bje...
Diabeti i takon sëmundjes më të përhapur në botë, e mbajtja ...
A e gjeni gjithmonë veten të ftohur në kohën e ndërrimit të ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...