web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vdes në burg kleriku i verbër/ Si do e shkatërronte New York-un

19 Shkurt 2017, 08:10, Aktualitet CNA

Kleriku i verbër, që konsiderohej si ideatori i një serie sulmesh terroriste që do të mbillnin vdekjen në Nju Jorkun e viteve 90, u nda nja jeta në një burg amerikan.

Sheikh Omar Abdel-Rahman, i cili dikur predikonte në xhamitë e Nju Jorkut, u dënua me burgim të përjetshëm në 1996-n për planifikimin e sulmeve në zona turistike të këtij qyteti, me qëllimin për të ndalur mbështetjen e SHBA?së për Izraelin dhe Egjiptin, shkruan “Kosova Sot”.

Ai u akuzua edhe për frymëzimin e bombardimit në ?World Trade Center? në vitin 1993 ku vdiqën 6 persona, edhe pse nuk u dënua për këtë sulm. Gjykatësi në procesin e tij gjyqësor deklaroi se nëse planet e tij do të ishin vënë në veprim, mijëra njerëz do të ishin vrarë. I pagëzuar me pseudonimin ?Sheiku i verbër?, ai dyshohej gjithashtu për përfshirje në sulme të dhunshme në Egjipt e për bashkëpunim të afërt me Al Kaedën.

Vdekja e Sheikh Rahman u njoftua në kryeqytetin egjiptian të Kairos nga familja e tij./CityNews





Lajmet e fundit nga