web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ilir Meta pritet nga Kryetari i Grupit Parlamentar të SPÖ, z. Andreas Schieder

16 Shkurt 2017, 18:13, Aktualitet CNA

Gjatë vizitës së tij në Parlamentin e Austrisë, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta dhe Kryetarja e Komisionit të Jashtëm znj. Arta Dade, u pritën nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Social Demokrate Austriake (SPÖ) z. Andreas Schieder.

Kryetari i Kuvendit z. Meta vlerësoi bashkëpunimin në vite me SPÖ dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Grupi Parlamentar i Partisë Social Demokrate Austriake (SPÖ) i jep politikave evropiane të zgjerimit dhe në veçanti avancimit të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit.

Schieder i uroi mirëseardhjen z. Meta dhe znj. Dade në Parlamentin e Austrisë dhe rikonfirmoi mbështetjen e SPÖ për axhendën e reformave të ndërmarra në Shqipëri të cilat i shërbejnë cilësisë së integrimit të Shqipërisë.

Në këtë kuadër u vu theksi mbi rëndësinë e implementimit cilësor e transparent të reformës kyçe në sistemin e drejtësisë dhe u nda bindja e përbashkët se lufta ndaj korrupsionit dhe forcimi i shtetit ligjor do të rrisin standardet e mirëqeverisjes dhe cilësinë e jetesës së qytetarëve në Shqipëri.

Kryetari i Kuvendit Meta theksoi se Shqipëria mbështetet tek përkrahja e fuqishme e Austrisë në BE dhe vuri në dukje se intensifikimi i bashkëpunimit ndërparlamentar mes dy vendeve, ku Grupi Parlamentar i SPÖ ka një rol të veçantë, do t?i shërbejë cilësisë së marrëdhënieve të gjithanshme mes Shqipërisë e Austrisë, si dhe bashkëpunimit rajonal ku Austria ka një rëndësi strategjike.





Lajmet e fundit nga