web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bregu flet për Donald Lu/ E sulmojnë ata që shikojnë filma me diversantë

16 Shkurt 2017, 17:43, Aktualitet CNA

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Majlinda Bregu, në një intervistë për ?Zërin e Amerikës?, ka folur për ambasadorin amerikan Donald Lu dhe sulmet ndaj tij kohët e fundit.

Gjatë intervistës, Bregu vuri në dukje se e ka qënë vetë klasa politike që i ka lënë një hapsirë të gjerë ambasadorëve.

Ajo tha se ne i kemi lënë vetë hapsirën, për shkak të mosmarrëveshjeve dhe mungesës së besimit midis palëve, pastaj i sulmojmë se shikojmë filma me diversantë.

?Për të na bërë që të flasim mes nesh. Këto filmat me diversantë që janë kundër Shqipërisë?, u shpreh ajo.

Teksa ka falenderuar për rolin e ambasadorëve, Majlinda Bregu theksoi më tej se roli i tyre është mëse i mirëpritur, por pa kaluar vijën e kuqe.

?Po përsa kohë jemi ne që kemi nevojë, sigurisht që pa kaluar asnjë vijë të kuqe, roli i ambasadorëve është i mirëpritur?, tha më tej ajo. /CityNews

 

 





Lajmet e fundit nga