web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident i rëndë/ Makina del nga rruga, plagosen dy persona

16 Shkurt 2017, 16:43, Aktualitet CNA

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Pojskë-Pogradec, ku për pasojë dy persona janë lënduar.

Burime nga policia bëjnë me dije se një mjet tip ?Peugeot?,me targa AA 406 GR, ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar dy shtetas, pasagjerë në këtë mjet.

Dy të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Pogradecit, ku nga të dhënat paraprake, rezulton se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shtetasi tjetër jashtë rrezikut për jetën.

Në ambientet e Komisariatit, po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale me drejtuesin e mjetit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





Lajmet e fundit nga