Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Unë do t?i rikthehem për proçedurë ligjit të rivlerësimit të pronave të paluajtshme, për ta konsideruar patjetër dhe definitivisht, një sukses. Arsyeja e shtyrjes është fare e thjesht, ka çdo ditë 70-80 aplikime në institucionin e shërbimit publik ADISA, pranë ZRPP, nga qytetarë të ndryshëm.
E vizitova vetë atë zyrë, u takova me qytetarët, i pyeta drejtpërsëdrejti dhe shpreha falenderimin jo thjesht për mundësinë që i është dhënë qytetarëve për të paguar vetëm 2% nga 15 %, por edhe për shërbimin shembullor dhe të shpejtë që jepet nga institucioni, i cili është risi e një prioriteti që ka kjo qeveri për të përmirësuar shërbimet publike.
Është një shërbim publik i drejtpërdrejtë, nga i cili kanë përfituar 27 mijë familje deri në 31 janar të këtij viti, pra, ka 27 mijë aplikime, 27 mijë familje që kanë aplikuar për rivlerësim të pasurisë së tyre në bazë të ligjit të rivlersimit dhe kanë përfituar një formalizim të vlerës së pasurisë së tyre, një rritje të vlerës së pasurisë së tyre me një diferencë 1 miliard dollarë.
Pra, pronat e shqiptarve kanë një vlerë më të madhe për shkak të rivlersimit me çmimin e tregut, me 1 miliard dollarë. Shqiptarët në letrat e tyre të shtrenjta të tapive nëse doni ta quajmë, janë 1 miliard dollarë më të pasur e përvec kësaj, (po, 1 miliard dollarë më të pasur, nuk mund t?i mësoj askujt aritmetikën), dhe n.q.s doni sesa taksa kanë paguar, do duhet të paguanin 156 milion euro taksa, kanë paguar vetëm 16 milion, pra, diferenca është drejtpërsëdrejti në favor të qytetarëve.
Kemi tre avanca dhe risi, e para kursimi për qytetarët, e dyta formalizimi i një vlere prej 1 miliard dollarësh, e treta një shërbim publik shëmbullor. Këtu dikush, në padituri tha është dështim, prandaj e shtyni, d.m.th imagjinoni të dashur qytetarë, se qenka dështim një shërbim publik, një mundësi e afruar që çdo ditë ka 80 aplikime vetëm në Tiranë, një shërbim i kërkuar në vazhdimësi nga qytetarët që të shtyhet, qenka dështim. Pra suksesi, qenka dështim. Suksesi i një politike për t?i afruar një taksë të reduktuar qytetarëve, qenka dështim.
Eshtë qesharake në gjithë platformën e opozitës para zgjedhjeve, sigurisht që dështimi në 18 qershor i ka demotivuar dhe patjetër që kërkojnë ta kompensojnë me protesta dhe me pseudo-alarm për vjedhje votash.
Dua t?ju kujtoj sërish për rivlerësimin, që është bërë e njëjta politikë në 2011. Në qershor- dhjetor të 2011 është afruar e njëjta mundësi dhe janë marrë në 8 muaj 1.1 miliard lekë. Sot që flasim janë 2.4 miliard lekë vetëm në 6 muaj, për të kuptuar diferencën e një politike që funksinon, me një politikë të vjetër të qeverisë së vjetër.
E shtynë atëherë, në janar ?gusht 2012, e shtynë edhe një 6 muajsh tjetër dhe morën 1.8 miliard lekë ne 8 muaj, ky është dështim. Pastaj e shtynë sërish herën e tretë, në maj-tetor 2013 dhe morën vetëm 1 miliard lekë.
D.m.th këtu ose ka një standard, ose ka ca njerëz që gënjejnë. Dhe nëse do ta merrja të gjithën si një standard, atëhere këtu ka ca njerëz, ka ca deputetë, që gënjejnë dhe gënjejnë për shkak të frikës së numërimit mbrapsht të 18 qershorit!
Opozita ka marrë që sot, formën e një humbësi të madh dhe ajo që bën është të ftojë në protestë, kundër reformës në drejtësi. Dhe sjellin Rumanië si shembull, por po të ishte shembulli i Rumanisë duhet të kishit votuar, duhet të kishit mbështetur Vettingun, atë duhet të kishit bërë.
Po vazhdoj më tej dhe dua t?i referohem të dhënave të fundit dhe ngjarjeve të fundit ekonomike. Më në fund kreditimi ka njohur rritje me 3%, edhe i ndërmarrjeve, jo vetëm i individëve. Të ardhurat tatimore kanë shkuar për herë të parë (pa asnjë ndryshim në nivelin e taksave) në 27 .2 % e PBB; për herë të parë pa asnjë ndryshim takse, përkundrazi kemi ulur taksat, si ajo e biznesit të vogël.
Një nga agjensitë më prestigjoze të vlerësimit ndërkombëtar të ekonomisë, raporti fundit i S&P, tregon që ekonomia shqiptare është në përmirësim të vazhdueshëm, dhe po ngushton atë hendek negativ të trashëguar nga ju, para 2013.
Sigurisht që roli i opozitës është të flasë dhe sa më shumë të flasë, aq mq mirë i bën vetes, aq më mirë i bën dhe qeverisë, por kur flet për gjëra, për evente, për politika që i ka bërë me fytyra të vjetra dhe i shet si risi, qytetarëve s?ka cfarë t?u ngelet përvecse t?i quajë opozitë e vjetër, qeveri e vjetër dhe ju jeni opozitë e vjetër e qeverisë së vjetër.
Po ju marr indeksin e lirisë ekonomike se dolët dje në mënyrë qesharake. Ata që janë profesionistë ndër jush, duhet të merren me detajet, janë shtuar dy kritere të rinj dhe e dini cili është njëri prej tyre? Është sistemi gjyqësor i vlerësuar në një minimum prej 28 pikë (nga 100). Nëse nuk do të kishim këtë vlerësim kaq të ulët për sistemin e drejtësisë, do kishim një tjetër renditje, duke lënë mbrapa të gjithë vendet e rajonit nëse doni.
E megjithatë, kjo duhet të jetë një thirrje. Dje Partia Demokratike duhet të dilte dhe të thoshte: ?Të dashur qytetarë, ky sistem i drejtësië na ka zbritur në renditje (dhe e krahasoni me katër vite më parë, se ashtu ju leverdis më mirë, që të dilni e të thoni ka zbritur me 11 vende!) dhe nëse këtë sistem do ta kishim ashtu sic duhet, do të ishim vendi i parë në rajon!?.
Ja ku janë shifrat, i debatojmë një nga një. A ka hapësirë për të rregulluar? Pafundësisht, ditë për ditë. Ky nuk është vend i pasur që të ketë luksin të bëjë diskutime luksi, por ka detyrimin që të merret me problematikën kryesore të vendit.
Mbështeteni Vettingun. Ja ku e keni vlerësimin e Heritage Foundation. Kujt i tregoni lirinë ekonomike?! E ka vlerësuar me 87 pikë kriterin e tregtisë së hapur, është vend i hapur për tregti, 87 pikë, të parët në rajon! Liria për investime, e vlerësuar me 70 pikë, është vend që tërheq investime të huaja. I dyti në rajon, duke lënë mbrapa shumë vende të tjerë. Po pse i gënjeni shqiptarët? Mendoni së shqiptarët janë budallenj që del dikush atje tek podiumi i opozitës edhe flet për qeverinë?!
Cfarë flisni për krime ju? Doni të bëni debat për krimin? Është gjëja më legjitime në një vend, por ka një diferencë mes jush dhe nesh. Doni të thoni është rritur apo është ulur krimi? Hajde shohim statistikat. Në statistika, krimi është ulur. Ka problematika? Patjetër, të gjithë sektorët kanë problematikat e tyre në Shqipëri, por kjo nuk është qeveri e krimit!
E dini c?do të thotë qeveri e krimit? Të vrasësh në 21 janar! Të vrasësh në Gërdec! Të vidhje naftën dhe t?ia coje Milloshevicit, po, ky është krim qeveritar. Të gjitha këto, bëjnë diferencë. Këtu ka një betejë me krimin, aty ka pasur një qeveri të vjetër që bënte krime! Një qeveri që bënte krime drejtpërsëdrejti!
Dhe vini këtu diskutoni për krizë! Krizë jeni ju! ?Të nxjerrim vendin nga kriza? thoni dhe sillni një propozim politiko-ekonomik që është qesharak, që kundërshtoni vetveten me ulje dhe rritje taksash, me ulje dhe rritje borxhi!
Të dashur qytetarë, dy gjëra do ju them për propozimin e tyre ekonomik, se ditët e ardhshme do ta zbërthejmë fije e për pe, për të treguar se sa opozitë e vjetër e qeverisë së vjetër janë këta!
Do të kthejë taksën e sheshtë, e thotë me plotë gojë. Po, ky do që ata 97% të shqiptarëve që përfituan lehtësim të barrës fiskale, ky do t?jua ngarkojë sërish. Pra cdo shqiptar I klasës së mesme që voton për të, I bie që të votojë për të paguar më shumë taksa në kurriz të vet, drejtpërsëdrejti.
Pastaj, vendet e punës. Vendet e punës, i kam numrat këtu. Keni pasur 423 mijë vende pune në 2013. 624 mijë janë sot! Kush i krijoi, ju i krijuat? Dhe po flasim vetëm për sektorin jo-bujqësor. Dhe vini këtu flisni për premtime të mbajtura.
Ka një gjë, për të qenë të qartë dhe të qetë e të përgjegjshëm me qytetarët. Një qeveri premton në vullnetin më të mirë të vet. Ka gjëra që nuk arrin t?i bëjë dot, patjetër, ka gjëra që nuk arrin t?i bëjë dot për një mijë arsye, për arsye të procesit përpara por, edhe për arsye të trashëgimisë. Trashëgimia, a të lejonte të bëje 6% TVSH-në për energjinë? Nuk ta lejonte se sistemi ishte copë ?copë, kërkonte rimëkëmbje të drejtpëdrejtë! Ku do t?i gjenim 150 milionë dollarët që humbisnin cdo vit nga sektori energjetik? Sigurisht që paratë do të gjendeshin nga mirë-administrimi! Dhe sot, reformat flasin vetë, shifrat flasin vetë! Sikur asgje tjetër të mos numëroj, nga 1% në 3.4% rritja ekonomike, me objektiv 3.7% në 2017, kjo është domethënëse.
Po, ka një diksutim të maturuar, që lidhet me faktin se a ka risk që financat publike të dëmtohen në një vit zgjedhor parlamentar. Po, ka qenë një risk patjetër, risk i trashëguar nëse doni në 25 vite politike, të gjitha partitë, të gjitha qeveritë, kanë bërë të njëtjën gjë. E kanë vendosur buxhetin në funksion të vetes.
Hajdeni ta diskutojmë, të shohim shifrat. A ka sot një shifër të vendosur në buxhet në funksion politik? Ka sot ndonjë deficit të zmadhuar në funksion të objektivit tonë politik dhe të emocionit tonë politik? Ky është diskutim! Nëse ka, hajdeni këtu dhe thuajani qytetarëve, po, këto x lekë janë rritje borxhi, janë rritje deficiti dhe shkojnë për qëllime politike të qeverisë!
Nëse nuk ka, dhe në fakt nuk ka, atëherë për herë të parë është vendosur një disiplinë fiskale në një vit zgjedhor dhe nuk ështe e rastësishme që programi jonë me Fondin Monetar Ndërkombëtar është nga të paktët programe që është mbyllur me sukses, sepse kemi bërë detyrat e shtëpisë.
Për ta mbyllur, po kthehem edhe njëherë tek shtyrja e afatit për rivlerësimin, edhe për të thënë një fjali tjetër. Shtyrja e afatit për rivlerësim është një ftesë e re për të ata qytetarë që duan të rivlerësojnë pronën e tyre, duke paguar një taksë gati sa 1/7 e taksës normale, në favor të formalizimit dhe rritjes së vlerës së pasurisë së tyre. Faleminderit!/CityNews
Fjala e Ministrit Ahmetaj në Kuvend
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin...
Drejtori i Pastrimit të Parave, Alket Hyseni, ka dhënë dorëh...
Pas ndërprerjes së seancës plenare, nënkryetari i grupit par...
Jashtë dyerve të Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha ka ...
Është ndërprerë për herë të dytë seanca plenare. Drejtuesja ...
Është zbuluar fjala fyese me të cilën deputeti i PS, Erjon B...
Roja e Italiane e Financës njoftoi se në datë 8 shkurt 2017 ...
Është zbuluar arsyeja pse Flamur Noka ka goditur Erjon bracë...
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ka firmosur m...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shigjetuar sot Ramën, e cil...
Një sitautë tepër e tensionuar është krijuar në Kuvend, mes ...
Gjatë mesditës së sotme, gjykata ka lënë në burg dy autorët ...
Është tensionuar situata në Kuvend. Deputeti i PD, Flamur No...
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, ka ...
Për shkak të një ataku kardiak, ka ndërruar jetë në moshën 5...
Deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi, ka komentuar për ...
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, gjatë një takimi të zh...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, iu ka bërë ...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, e krahasoi kryemin...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...