Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur në dy ditët e fundit masën e sigurisë ?arrest me burg? për 4 persona, të dyshuar për veprat penale të ?Vjedhjes me armë? dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake?.
Në bazë të një hetimi të nisur në Dhjetor 2015, janë krijuar dyshime të arsyeshme se Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdulaj dhe Ernest Kupa kanë lidhje me vjedhjen me armë të një shume të konsiderueshme parash të një banke të nivelit, të cilat po transportoheshin nëpërmjet automjeteve të një kompanie private sigurimi për në aeroportin e Rinasit. Kjo ngjarje ka ndodhur në datë 03.12.2015.
Në bazë të hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka rezultuar se:
Pas disa muajsh hetimesh, në vjeshtën e vitit 2016, një informacion i përftuar në rrugë operative tregonte se shtetasi Fatjon Xhyliu, ish-punonjës i kompanisë që kishte marrë përsipër transportin e parave që u vodhën në Dhjetor 2015, kishte shpenzuar shuma të konsiderueshme parash, për të cilat nuk kishte mundësi reale për t?i krijuar nga burime të ligjshme. Këto para ishin shpenzuar kryesisht për blerje makine, rregullim shtëpie, blerje dyqani, etj.
Prokuroria e Tiranës kreu verifikimet e nevojshme për të vërtetuar të dhënat e ofruara në informacion operativ.
Në Shkurt 2016, Prokuroria e Tiranës krijoi dyshime të arsyeshme se, shpenzimet e të dyshuarit Fatjon Xhyliu ishin përtej mundësive të tij reale. Gjithashtu, ndërkohë ishin siguruar edhe të dhëna të tjera, të cilat mendohej se e lidhnin atë me vjedhjen e Dhjetorit 2015. Për këtë arsye, në dt. 12.02.2017, prokuroria e Tiranës urdhëroi ndalimin e tij, si person nën hetim për veprat penale të ?Vjedhjes me armë? për ngjarjen e vitit 2015.
Pas ndalimit të tij, në bazë të hetimeve të kryera, janë identifikuar edhe disa persona të tjerë, të cilët mund të jenë përfshirë në vjedhjen me armë të vitit 2015. Nga verifikimet e deritanishme, janë përftuar të dhëna, të cilat përfshijnë edhe shtetasit Ditjon Memlika, Neim Avdulaj dhe Ernest Kupa.
Në bazë të deklarimeve paraprake të personave nën hetim, Prokuroria e Tiranës ka krijuar dyshimet e arsyeshme mbi skemën e vjedhjes së parave në Dhjetor 2015, por që ka të dhëna se e njëjta është përdorur edhe për ngjarjen e ndodhur në Shkurt 2017, ku, në po të njëjtën mënyrë, u vodhën një tjetër sasi parash, e cila po transportohej për në Rinas nga një kompani private sigurimi fizik.
Sipas deklarimeve dhe të dhënave deri në këtë fazë të hetimit, rezulton se:
Shtetasi Fatjon Xhyliu, ish-punonjës i kompanisë ?Rogat?, ka qenë në punë pranë kësaj kompanie, në kohën e vjedhjes me armë në Dhjetor 2015. Por ai nuk ka qenë në shoqërimin e vlerave monetare. Ky person, nëpërmjet kolegut të tij në atë kohë, Ditjon Memlika, është njohur me shtetasin Neim Avdulaj. Gjithnjë sipas deklarimeve paraprake, ky i fundit u ka kërkuar që të bashkëpunonin në vjedhjen e vlerave monetare që transportoheshin nga kompania ?Rogat?. Xhyliu dhe Memlika kanë pranuar ofertën e tij, për të cilën do të paguheshin. Këta dy persona kishin si detyrë që të njoftonin mbi lëvizjen e automjeteve që tranportonin paratë. Në bazë të këtij informacioni, disa persona të tjerë, me ndërmjetësinë e Neim Avdulaj, do të realizonin goditjen. Për të realizuar komunikimin, Xhyliu dhe Memlika ishin pajisur me telefona nga Avdulaj. Në datë 03.12.2015, dy punonjësit e ?Rogat? në atë kohë, Xhyliu dhe Memlika, kanë njoftuar me sms Avdulajn për lëvizjen e mjete me vlera monetare. Avdulaj, nga ana e tij, dyshohet se ka njoftuar shtetasin A.Ç. Pas këtyre komunikimeve me sms, disa persona të tjerë, kanë realizuar vjedhjen me armë të parave që gjendeshin në mjetet e kompanisë ?Rogat?, në zonën e Kasharit, rrugës për në Rinas. Pas realizimit të vjedhjes, sipas deklarimeve, Xhyliu dhe Memlika kanë marrë nga rreth 100 mijë euro secili për dhënien e informacionit
Gjithashtu, po nga deklarimet paraprake dhe të dhënat të siguruara deri në këtë fazë të hetimit, janë krijuar dyshimet e arsyeshme se këta persona janë të përfshirë edhe në vjedhjen me armë të parave që po transportoheshin nga mjetet e kompanisë ?Jaguar?, mesditën e datës 09.02.2017.
Në bazë të deklarimeve paraprake, prokuroria e Tiranës urdhëroi ndalimin e shtetasve Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlika dhe Neim Avudaj.
Po në bazë të deklarimeve paraprake, në këtë veprimtari dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe shtetasi Ernest Kupa, i cili gjithashtu u ndalua me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Për këtë shtetas dyshohet se ka kryer veprime aktive në vjedhjen me armë në të dy rastet.
Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet dhe një pjesë e konsiduereshme e të dhënave nuk mund të publikohen në këtë fazë të hetimit, pasi konsiderohen sekret hetimor.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Majlinda B...
Nga Eduard ZaloshnjaGjatë një interviste në media, kryeminst...
Gjatë qëndrimit të tij në Austri, Kryetari i Kuvendit, z. Il...
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, shprehet në një interv...
Pas publikimit në mediat e Tiranës së një kontrate ku delega...
Një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike është sekue...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Poj...
Dy shqiptarë të moshës 18 dhe 25 vjeç janë vënë në pranga në...
Pronarët vlonjatë të cilët kërkojnë prej katër vitesh kthimi...
Një memorandum i ri mirëkuptimi lejon ekspertizë nga Zvicra ...
Gjatë seancës së sotme parlamentare, deputetja Mesila Doda ë...
Pas padisë së dorëzuar në Gjykatën Administrative nga Shoqër...
Në datën 16 shkurt 2017, Kryetari i KLSH-së, z.Bujar Leskaj ...
Drejtori i Pastrimit të Parave, Alket Hyseni dhe ai i Drejto...
Pas dorëheqjes së Drejtorit të Pastrimit të Parave, Alket Hy...
Pas një takimi me të rinjtë e njësisë Nr 4 në Tiranë, kreu i...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar menj...
CityNews ka arritur të sigurojë momenti e përplasjes së depu...
Pas përplasjes Noka-Braçe, Byroja e Kuvendit ka marrë vendi...
Menjëherë pas debateve të ashpra në seancën plenare është mb...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...