Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputeti socialist Erjon Braçe akuzon politikën se po tenton të dështojë procesin e Vettingut, duke sulmuar Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).
I ftuar në studion e Report Tv, Braçe u shpreh se roli i ONM-së është i parashikuar në Kushtetutën e vendit. Sipas tij, politika që po ndërhyn tani, duke paragjykuar pa nisur fare procesi i Vettingut, ka për synim të dështojë apo marrë nën kontroll procesin.
“Ç’punë ka politika me sistemin e drejtësisë?
Ndaj të gjitha institucioneve ka një sulm të paimagjinueshëm.
Në shkelje të rëndë të Kushtetutës, politika dhe ky sistem i kalbur drejtësie kanë pasur një aleancë shumë të fortë që kanë instaluar në Shqipëri kulturën e pandëshkueshmërisë.
Dhe politika që po ndërhyn tani, duke paragjykuar pa nisur fare procesi i Vettingut, por me synimin e qartë për ta dështuar apo marrë nën kontroll procesin, po ndërhyn për të mbrojtur pikërisht këtë status quo.
Nëse ka një garanci për Vetting-un, kjo garanci vjen nga ONM i parashikuar në Kushtetutë. Në funksion të asaj që është parashikuar në Kushtetutë, kanë ardhur në Shqipëri vëzhguesit e huaj, pesë gjyqtarë të cilët plotësojnë të gjitha kriteret e parashikuara në Kushtetutë. Ky operacion kryesohet dhe është në përgjegjësinë e Komisionit Europian. Këta janë garanci për procesin e Vettingut”, u shpreh Braçe.
Deputeti socialist iu referua edhe dorëheqjeve të dy drejtorëve të institucioneve që do të bëjnë Vettingun, atij të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, Alket Islami dhe Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Arben Seferi.
Braçe tha se dorëheqjet i kanë hequr çdo mundësi opozitës për të sulmuar Vettingun
“Hysenajn e njoh pak, ndërsa tjetrin s’e njoh fare. Po paragjykohen nga PD, u sulmuan shumë egër. Nga Sali Berisha nuk janë sulmuar, por nga Sali Berisha janë vrarë. Janë paragjykuar dhe është paragjykuar edhe procesi i Vettingut. Ne na intereson procesi i Vettingut. Dorëheqja e këtyre njerëzve i shërben në maksimum procesit të Vettingut dhe integritetit të këtij procesi.
Dy zyrtarët që kanë dhënë dorëheqjen, kanë kontribuuar më shumë nga sa mund të kontribuonin për procesin e Vettingut. I kanë hequr çdo mundësi kësaj opozite për të anatemuar Vettingun”, tha Braçe.
Kryetari i LIBRA, Ben Blushi, ishte sot në emisionin “Opinio...
Dy persona janë përshirë në një konflikt për arsye banale, k...
Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë Majlinda Bregu...
Kryetari i LIBRA, Ben Blushi, ishte sot i ftuar në emisionin...
Kryetari i LIBRA, Ben Blushi, i ftuar në emisionin “Opinion”...
Emisioni “STOP” sjell në vëmendje ngjarjen e ndodhur në Nënt...
Një “i vdekur” ka arritur që të hapë një proces gjyqësor në ...
Si rezultat i protesave te personelit te Urgjences se Tirane...
CityNews zhvilloi sot një sondazh “Live” në rrjetet sociale ...
Gjergj Bojaxhi, anëtar i partisë Sfida për Shqipërinë por ed...
Pas deklaratave të ditës së sotme të kreut të LIBRA-s, Ben B...
Kryetari i një grupseksioni të Partisë Demokratike në qyteti...
Analisti dhe moderatori Blendi Fevziu është paditur nga fami...
Këshilli Kombëtar i FRPD është mbledhur sot në praninë e kry...
Gjatë vizitës së tij në Parlamentin e Austrisë, Kryetari i K...
OSHEE njofton se ditën e nesërme, disa zona të kryeqytetit d...
Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur në...
Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Majlinda B...
Nga Eduard ZaloshnjaGjatë një interviste në media, kryeminst...
Gjatë qëndrimit të tij në Austri, Kryetari i Kuvendit, z. Il...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...