web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Refuzojnë ballafaqimin me gazetarët në studio/ “Frika e prokurorëve e gjyqtarëve deri në palcë”

7 Shkurt 2017, 20:48, Aktualitet CNA

Me zbarkimin në Tiranë të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Europa në kuadër të ?vettingut?, duket janë stepur punonjësit e drejtësisë në vend. Sipas gazetarëve, duket se gjyqtarët e prokurorët në vendin tonë kanë menduar se kjo reformë nuk do të ndodhte realisht, apo të paktën jo brenda një kohe të shkurtër. Ndaj edhe ngurrimi i tyre është deri diku i pritshëm.

Në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News 24, Gazetari Artan Hoxha tha se nga 800 prokurorë e gjyqtarë, në listën e atyre që u është refuzuar viza për në SHBA janë 71.

Shoqata e Gjyqtarëve shprehet se e ka mbështetur reformën në drejtësi, por sipas gazetarit Hoxha ?çuditërisht kjo shoqatë nuk është marrë aspak me rastin e të vetmit gjyqtar të vrarë në Shqipëri në gjithë këto vite?. Artan Hoxha i është referuar rastit të gjyqtarit të vrarë Skerdilajt Konomi.

Duke u ndalur tek dënimet e dhëna në vendin tonë për raste të ndryshme, gazetarja Klodiana Lala thotë se autorët e krimeve të kryera që nga ?95 e më tej nuk kanë marrë një vendim të formës së prerë, ndonëse kështu duhet të kishte ndodhur.

Drejtori i ?BalkanWeb?, Tedi Blushi e cilëson gjyqësorin si një sistem të ?kalbur?, duke iu referuar edhe ryshfeteve të ofruar për të bërë emërime të gjyqtarëve e prokurorëve. Blushi tha se përfaqësues të gjyqësorit në vend, shmangin përballjen në media, edhe për faktin se nuk mund të justifikojnë pasuritë e tyre.

?Frika e prokurorëve dhe gjyqtarëve është deri në palcë?, thotë gazetarja Klodiana Lala.





Lajmet e fundit nga