web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncimi/ Veliaj dërgon femra ‘sexy’ në gjimnaz për anëtarësime në FRESSH

25 Janar 2017, 19:05, Aktualitet CNA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka vizituar sot gjimnazin ?Partizani? në Tiranë, ku ka zhvilluar një takim me nxënësit e kësaj shkolle.

Mësohet se Veliaj ka mbledhur disa nxënës në ambientet e palestrës së këtij gjimnazi, ku ka ndjekur nga afër një projekt kulturor.

Por, në momentin që Veliaj dhe drejtoresha e shkollës kanë qenë në palestër, nxënësit e tjerë të shkollës janë përballur me një fenomen që ndeshet shpesh në vendin tonë.

Disa prej nxënësve të gjimnazit Partizani, kanë denoncuar pranë citynews se në gjatë pushimit të madh, kur Veliaj dhe drejtoresha ndodheshin në palestër, në klasa kanë vërshuar disa anëtare të FRESSH, të cilëat i kanë kërkuar gjimnazistëve të anëtarësohen në forumin rinor.

Sipas denoncimeve, në klasat e gjimnazit kanë hyrë disa femra sexy dhe simpatike duke i kërkuar nxënësve anëtarësimin në FRESSH.

Zgjedhjet parlamentare po afrojnë dhe mesa duket, Veliaj po i jep një dorë FRESSH-it për të rritur anëtarësimet në gjimnaze, ku ndodhet edhe numri më i madh i votuesve për herë të parë./Citynews





Lajmet e fundit nga