Emri- Atentati në Vlorë/ Identifikohet viktima
Një person është ekzekutuar me armë zjarri pasditen e sotme ...
Nga Kastriot Dervishi
Lexoni më poshtë pjesë nga fjalimi i Enver Hoxhës i datës 14 maj 1951. Diskutohet çështja e kolektivizimit dhe mbjelljes së misrit nga takimet që më parë E.H. ka zhvilluar në Moskë me Stalinin dhe Mikojanin. Stalini i gjithëditur e ka këshilluar nxënësin e tij që populli shqiptar të hajë bukë misri dhe ashtu është bërë. Stalini po ashtu ka urdhëruar që gruri të mbillet në qytete. Fjala e mëposhtme është për të kuptuar se çfarë udhëheqësish ka pasur Shqipëria. Prej këtij shkaku fshatari i Shqipërisë ishte i dënuar të hante bukë misri nën mesatare.
Pjesë nga fjalimi i Enver Hoxhës
Unë pata rastin të isha në Moskë dhe të takohesha me Stalinin dhe ia shtrova këtë problem. Për ju tha shoku Stalin është detyra më kryesore të forconi kooperativat ekzistuese, ndryshe do të shkatërroni edhe ato që keni. Pastaj më bëri një seri pyetjesh për jetën në kolkoze (kooperativat) tona se si rrojnë. Më pyeti nëse kanë parë kolkoze apo jo shokët që merren me bujqësi te ne, nëse kemi specialistë për bujqësinë e kolektivizuar apo jo? Dërgoni njerëz te ne tha shoku Stalin, të shohin jetën në kolkoze pse pa i parë këto dhe pa hyrë dëshira do t?u prishen edhe ato që janë ngritur. Prandaj më porositi të marrim masa që t?i shohim mirë.
Për sa i takon farës, shoku Stalin më bëri këtë vërejtje që ne po kërkojmë vazhdimisht materiale për sektorë të ndryshme nga BRSS, por nuk pashë një herë tha ai të bëni ndonjë kërkesë për bujqësinë. Në një rast tjetër më pyeti se ç?është bërë me misrin që na ka dërguar. Në këtë kohë unë u skuqa dhe sikur më ranë muret e Kremlinit përsipër.
Fakti është që Stalini i madh mendon për gjithë dynjanë, se ç?u bë misri ynë që të shkojmë në prodhim, atë misër që ai e dërgoi për të bërë ne eksperiencë. Ai jep kështu orientimin që të shohë populli se çfarë përparimi po bëhej në BRSS dhe të luftohej propaganda e imperializmit. Këtë misër të Stalinit unë e mora në valixhe dhe ja dhashë Gaqo Tashkos për ta mbjellë. I kam thënë për këtë misër edhe Bedriut (Spahiu-shënim), Spiro Kolekës, Ramadan Xhangollit dhe hala nuk di se ç?është bërë. Ky është një problem me rëndësi të madhe për bujqësinë tonë. Ne për veten tonë si Byro Politike dhe unë si sekretar i përgjithshëm, këtë misër që më dha Stalini duhet ta kisha menduar thellë, pse na i dha. Po ai pa kështu se ne e kemi hedhur këtë misër nga penxherja dhe na dha kështu orientimin që misri të mbillet në Shqipëri se kjo bimë ka interes të madh për vendimin tonë. ?Populli juaj ha misër dhe jo grurë, atëherë përse nuk mbillni misër??- më tha shoku Stalin. ?Grurin mbilleni nëpër qytete dhe për qendra të punës. Kërkoni nga ne farë që të prodhojë dy-tre herë më shumë?-na tha ai. Misri që më tha Gogua ishte mbjellë në një tokë të dobët dhe ka dhënë 80 kv për hektar. Pra në këtë çështje ne kemi faj të rëndë. Mua më duket se për çështjen e fshatarësisë…detyra jonë kryesore është forcimi i kooperativave ekzistuese, jo zgjerimi, por kualiteti i tyre.
Është mirë që ato perspektivë t?i hapim së toku. Pastaj mund të bëhet edhe ndonjë ndryshim në bazë të orientimit më të shëndoshë, pse kemi diskutuar me Mikojanin, i cili na ka ndihmuar jashtëzakonisht. Ata e duan shumë popullin tonë. Shoku Mikojan na ka kritikuar. Këtu është çështja për disa detyra që i vihen partisë, që ajo i di po që duhen përcaktuar mirë po duhen kuptuar e asimiluar si duhet nga vetë ne në krye e pastaj nga gjithë partia e pushteti dhe që mund t?i themi se cilët janë. Është së pari çështja e misrit. Po sipas këshillave që na dhanë në Moskë, misri është një kulturë që ka leverdi për ne se e ha populli. Ne nuk jemi në situatën që t?i themi popullit lëre misrin dhe na ha bukë të bardhë. Kur e ha misrin dhe i leverdis, le ta mbjellë. Na thanë pastaj për çështjen e bimëve industriale dhe në radhë të parë për pambukun
Një person është ekzekutuar me armë zjarri pasditen e sotme ...
Një shtetas 32-vjeçar është qëlluar për vdekje pasditen e so...
Ka humbur jetën shtetasi 32-vjeçar Refit Tore ndaj të cilit ...
Një shtetas 32-vjeçar është qëlluar me armë në qytetin e Vlo...
Dy nga tre yjet e filmave me pullë të kuqe më të kërkuara në...
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është fotografuar në një ...
Zbardhet letra e që OSBE i ka dërguar Komisionit të Reformës...
Në komunikimin e përjavshëm javor, kryeministri Edi Rama fol...
Rama e Berisha dominojnë seancat, 32 deputetë të “të heshtur...
Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi në një takim struktu...
Një monitorim i punimeve të Parlamentit në Tiranë nxjerr në ...
Nëse treni i dekoruar me parrulla antishqiptare dhe simbole ...
Deputeti Eduart Ndocaj nuk ka marrë pjesë në 25-vjetorin e t...
Një kamion ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rrugë...
Qe Rusia te vinte ne Ballkan, u desh nje Lufte Boterore(2) d...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet se ka...
Një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike është sekue...
Një super hajdut është vënë në pranga nga blutë e Tiranës, ...
Ne jemi gjoja zgjedhës sepse në fakt nuk zgjedhim gjë prej g...
Ka mjaftuar denoncimi i një të reje në rajonin e policisë, ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...