web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I vodhën lekët përmes mashtrimit/ 2 në pranga e 1 në kërkim

15 Janar 2017, 13:04, Aktualitet CNA

 

Ka mjaftuar denoncimi i një të reje në rajonin e policisë, që menjëherë të merreshin masat për disa shtetas, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme lekësh.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2 kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasve Artan Laçi, 23 vjeç, banues në Tiranë, Skënder Nela, 32 vjeç, banues në Tiranë. Nga ana e policisë po punohet për kapjen e shtetasit S. D., 30 vjeç, banues në Tiranë, si dhe ndiqen në gjendje të lirë shtetasit K. A., 28 vjeç, dhe K. A., 29 vjeç.

Arrestimi i tyre është bërë pasi shtetësja Xh. N., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, ka kallëzuar se tek Ish- Ekspozita, në zyrën e saj në bashkëpunim me njëri- tjetrin dyshohet që me  anë të mashtrimit i kanë marrë shumën prej 4 milion lekë (të reja), kurse shtetasit K.A dhe K.A e kanë kanosur. Për këtë rast, materialet hetimore i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. /CityNews/

 





11:23 Aktualitet

PD harroi 14 janarin

Partia Demokratike nuk ka zhvilluar dje asnjë aktivitet në l...

Lajmet e fundit nga