web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Brekët e Ermal Mamaqit

15 Janar 2017, 10:34, Aktualitet CNA

“Vesh apo nuk vesh mbathje?!”.   Ky ishte shqetësimi i vetëm i Ermal Mamaqit gjatë mbremjes së djeshme në ?Xing me Ermalin?.

Ndonëse u bë bujë e  madhe përmes një promoje fillimisht në faqen zyrtare , publikut iu ofrua vetëm një zhveshje dhe asgjë më tepër.

Përfundimisht perversiteti arriti majat. Aktorja Olta Gixhari ndonëse premton shumë, nuk reflektoi asgjë me shije, përveç pantallonave, ku dhe atyre duhet ti bëhej reklamë për markën që mbante.

Ndryshe nga herët e tjera ku hapsirë iu është dhënë klasës politike, ku ndër më të spikaturat mbeten figura e ish-kryeministrit Berisha e kryebashkiakut Veliaj, duke arritur majat e shikueshmërisë, mbremja e djeshme ishte një dështim total.

Ajo fashë orari, ku qytetarë të grupmoshave të ndryshme presin të ndjekin diçka argëtuese, edukative, u soll në formatin e një emisioni vulgar, pervers, ku kryefjala ishin mbathjet e Olta Gixharit. /CityNews/

 

 





Lajmet e fundit nga