Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Intervistoi Andrea Danglli
Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi, në një intervistë për gazetën ?TemA? shpreh rezervat që ka për mazhorancën dhe opozitën e vendit. Ish-presidenti rendit disa prej problemeve të cilat e shqetësojnë në punën e qeverisë, si ajo e pronave apo e marrëdhënies së njerëzve të pushtetshëm me pronarët e medias.
I pyetur për një kualicion të mundshëm me opozitën, ai deklaron se nuk gjen motiv të besojë se gjendja në PD ka ndryshuar, pasi siç thotë, kjo forcë mban në krye ende Sali Berishën. Mundësinë e zgjedhjes së Lulzim Bashës si kryeministër, Topi gjykon se nuk mund të shohë ëndrrën që sheh Basha.
Sa i përket ngjarjeve të 21 janarit, Bamir Topi mendon se nuk mund të shpresohet drejtësi për deri sa ajo është e kontrolluar nga ish-kryeministri Berisha, të cilin e quan shkatërrues të së djathtës dhe të shtetit shqiptar.
Cili është vlerësimi juaj për qeverisjen Rama?
Pyetjet që më adresohen për qeverinë, mendoj se nuk jam njeriu i duhur që mund të jap një opinion të painfluencuar, pasi jam një qytetar që nuk kam votuar për qeverinë aktuale, përfaqësoj një parti politike e cila në zgjedhjet politike ka paraqitur një program të vetin dhe në marrëdhënjet politike asgjë nuk ka ndryshuar me këtë koalicion.
Gjithsesi, si qytetar dhe politikan në mënyrë publike kam vlerësuar dhe inkurajuar punën e Qeverisë në përpjekjet për kthimin e shtetit ligjor, kundër psikologjisë dhe pasojave të informalitetit në disa fusha të rëndësishme, si shërbimet dhe administrimin e territorit. Nga ana tjetër, kritikoj ashpër punën apatike dhe cilësisht dyshuese të veprimtarisë së Parlamentit, pasi vazhdon të humbasë kohë me debate ordinere në dëm të ligjeve dhe kontrollit të Qeverisë, sikurse e parashikon Kushtetuta.
Pa hezitim do të flas negativisht për çështjen e pronës, pasi ?zgjidhjet? vetëm sa po shtojnë kaosin 25 vjeçar. Ndonëse kisha shpresuar ndryshe, vrojtoj me shqetësim në rritje raportin e pushtetit me median në përgjithësi dhe specifikisht me median elektronike.
Sot nuk ka pikë dyshimi, se ka një marrëdhënie të sëmurë midis individëve të pushtetshëm me interesat meskine të pronarëve të mediave në dëm të interesit publik, sidomos për një shoqëri me simptoma të rënda për tu influencuar në mënyrë të gabuar, duke përjetuar edhe psikoza të rreme, ndryshe nga realiteti. Sipas një psikologu të famshëm, rreziku është i madh, pasi në shoqëritë e pazhvilluara, njerëzit udhëhiqen nga psikozat dhe jo nga vizione të qarta individuale. Nëse media është një me pushtetin për interesa të qarta të mbijetesës polike, atëherë duhet që edhe media ti nënshtrohet ligjit të dekriminalizimit, ligjit të pastërtisë së figurës dhe kontrollit të financave. Kjo vlen për më tepër për televizionet kombëtare që i marrin urdhrat si të ishin struktura politike të partive që kanë pasur dhe kanë pushtet.
A mendoni se e meriton që shqiptarët t?i besojnë një mandat të dytë qeverisës?
Nëse do të ketë mandat të dytë. Çdo gjë do të varet nga pozicionet e reja të forcave politike para zgjedhjeve.
Ka kohë që zgjedhjet në Shqipëri, kushtëzohen nga veprimet arithmetike dhe shumë më pak nga logjika politike dhe vizionet dhe politikat parimore.
Kjo është arsyeja pse njerëzit në këtë vend mbeten gjithmonë duke u ankuar, pasi shpesh ato zgjedhin partitë dhe njerëzit e gabuar.
Çfarë ndryshimesh gjykoni se duhen bërë në kabinetin qeveritar për të rritur rendimentin e punës së institucioneve?
Përsa i përket ndryshimeve në Qeveri, të drejtën dhe koston e qeverisjes e ka ekskluzivisht kryeministri, prandaj më duket e tepërt të jap opinion.
Fryma e Re Demokratike është pjesë e koalicionit të qeverisjes vendore që prej zgjedhjeve të fundit. A është respektuar roli juaj vendimmarrës? Sa i kënaqur jeni nga ky bashkëpunim?
Vendimi për koalicion për zgjedhjet vendore dhe arsyet janë bërë publike dhe sigurisht ka pasur një kontratë politike më të gjerë se pushteti vendor.
Problemi më i ndjeshëm për FRD është ligji zgjedhor që të garantojë një konkurim të lirë dhe të drejtë. Më duhet të them që nga komisioni i posaçëm ka vetëm tentativa për të mos bërë asgjë. Kjo më shton dyshimin se aleanca e 21 prillit 2008, që ndryshoi kushtetutën dhe shtoi kaosin politik dhe institucional në Shqipëri do të funksionoj sërish, pasi askush nuk dëshiron kontrollin civil në komisione zgjedhore, por dhunë dhe veprimtari kriminale në vjedhjen dhe deformimin e votës.
Sa i përket komunikimit politik dhe administrativ në pushtetin vendor rezultatet janë modeste. Sidoqoftë jemi duke arsyetuar cilat do jenë opsionet e bashkëpunimit për zgjedhjet e 2017.
A ekziston si altenativë një koalicion me opozitën dhe realizimin e tezës së hershme për një të djathtë të bashkuar?
Alternativat në politikë janë gjithmonë të mundshme, ndonëse konjukturat dhe situata parazgjedhore në Shqipëri janë tepër të paqarta, pasi nuk ka mjaftueshëm kulturë politike dhe transparencë në marrëdhëniet midis partive.
Në këto kushte, kur asgjë nuk ka ndryshuar në mënyrën e sjelljes politike të opozitës, kur udhërrëfyes të rrugës së saj pa krye ka arkitektin e kaosit politik dhe institucional në 25 vite, kur e djathta ekziston si konvension për të mashtruar mbështetësit e së djathtës në Shqipëri, FRD nuk shikon motiv për të shpresuar se gjërat kanë ndryshuar.
Personalisht jam shprehur qartë se ekzistojnë të vërteta të mëdha që të na japin bindjen që Sali Berisha është ende dhe pa asnjë ndryshim ai që ka qenë në pushtet, shkatërruesi i së djathtës dhe filozofisë së shtetit shqiptar në vitet e tranzicionit. Më duhet të qartësoj në mënyrë shteruese se ndonëse për një kohë të gjatë marrëdhënia ime me Sali Berishën ka qenë parimore dhe ekskluzivisht politike, pas ndryshimeve kushtetuese të viti 2008 u transformuan në problematike, por gjithsesi brenda terrenit politik, por pas 21 janarit 2011 ato u kthyen qartazi armiqësore, ku përfaqësuesit e tij në komisionin hetimor të ngjarjeve të 21 janarit u kthyen në inkuizitorë të institucioneve kryesor të shtetit. Çfarë mund të themi sot kur këto persona të errët inkuizitorë janë po atje me misionin për të mashtruar sërish. Nuk ka dyshim se gjërat për opozitën politike po shkojnë keq.
A ekziston ndonjë shans që FRD të shkojë e vetme në zgjedhje?
Opsionet politike janë domen i strukturave politike të FRD-së. Dëshira jonë është të shkojmë në zgjedhje me një koalicion ku të respektohet kontributi real i FRD-së, por në çdo rrethanë, kjo nuk do të prekë thelbin e moralit politik të njerëzve që na mbështesin.
A e mendon ndonjëherë Lulzim Bashën kryeministër?
Shkencërisht kam kuptuar që kurrsesi nuk mund të shohësh një ëndërr, që sheh dikush tjetër.
Në zgjedhjet e 18 qershorit garojnë edhe disa parti të reja, si LIBRA apo Sfida. Tek cila besoni se do të jetë surprizë e këtyre zgjedhjeve?
Dalja e partive të reja është tregues i mungesës së demokracive të brendshme në partitë tradicionale dhe përpjekje e mundimshme për të garuar në mënyrë të ndershme. Kur je vetë në garë, përqendrohesh tek korsia jote dhe rezultati i subjektit tënd politik. Çdo parti politike bën llogaritë e veta dhe nuk harxhon kohë dhe energji për të bërë parashikimin e rezultateve të të tjerëve.
Pak ditë na ndajnë nga përkujtimi i ngjarjeve të 21 janarit për të cilat ju u akuzuar si bashkëpunëtor nga ish-Kryeministri Berisha. Cilat janë arsyet sipas jush që po e pengojnë drejtësinë të ndëshkojë autorët e këtij krimi?
Nuk kam pasur dyshimin më të vogël që do të vijë sërisht 21 janari dhe do të bëhen të njëjtat pyetje, do të zgjohen të njëjtat emocione, të njëjtat skena nga nderimi i politikës.
Vetëm të vrarët nuk kthehen më dhe së bashku me ta drejtësia, kur ngjarjet janë zhvilluar ?live? në bulevardin kryesor të kryeqytetit midis institucioneve më të rëndësishme dhe kamerave pa fund. Është besoj unike kjo histori tragjike shqiptare, ndoshta më e dokumentuara si krim shtetëror që lihet ta mbulojë vit pas viti pluhuri e harresës. Duket sikur ka një ?dëshirë? që kjo çështje të quhet e mbyllur. Sa i përket ish- kryeministrit, jam shprehur se nuk ka alibi që përjashton nga përgjegjësia penale dhe politike për gjithçka që është me zë, figurë dhe veprime. Drejtësi nuk mund të shpresojmë sa kohë kanë kthetrat e politikës së korruptuar dhe kriminale të Sali Berishës, që vazhdojnë fatkeqësisht ta mbajnë në kontroll. Uroj dhe shpresoj që 21 Janari të jetë në axhendën prioritare të drejtësisë të çliruar nga pushteti diabolik i diktatorëve, për të ndriçuar plotësisht dhe për të dhënë një mësim të mirë për ata imoralë politikë, që shpëtimin e gjejnë tek dhuna.
Këtë vit Kuvendi zgjidh përsëri kreun e ri të shtetit. Emri i presidentit mendoni se do dalë nga radhët e LSI-së apo PS-së? Sa do ndikojë kjo çështje në koalicionin mes dy palëve?
Sipas logjikës normale parashikoj një figurë brenda mirëkuptimit të partive që janë në mazhorancë. Kushtetuta e ndryshuar në vitin 2008 ju jep mundësinë një krahu politik. Opozita nuk mund të qahet, pasi presidenti aktual është zgjedhur me votë politike.
Roli i presidentit tashmë do jetë onorifik dhe protokollar.
Presidenti Bujar Nishani ka shprehur vullnetin për të kandiduar përsëri. Në bazë të punës së tij a mendoni se e meritonte rizgjidhet?
Është e drejta juaj të bëni çdo lloj pyetje, por kjo që lidhet me ëndrrën e presidentit për tu rizgjedhur nuk hyn fare në spektrin e interesave të mia si politikan dhe qytetar.
Si u rizgjodh, si jo asgjë nuk ndryshon me personin në fjalë. Çdo njeri ka të drejtë të thurë iluzione.
Ajo që më intereson është roli i presidentit si institucion dhe rreziku që Presidenca të mos kthehet në apendiks i interesave të partive që e zgjedhin./TemA
Shëndeti i syve është shumë i rëndësishëm. Më poshtë do të j...
Kryetari i Këtij komisioni Taulant Balla i ftuar në Ora e In...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka komentuar ngjarj...
Super i ftohti i këtij janari i gjeti rilindasit në qeveri d...
Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka di...
Pas denoncimit të Citynews për një pasuri prej rreth 1 milio...
Çdo ditë e më shumë po shtohet bilanci negativ per personat ...
Një denoncim është bërë publik gjatë pasdites së sotme nga i...
Na u shfaqe në ekran për të na kujtuar edhe njëherë dhimbjen...
E lexova me vemendje persiatjen e Berat Buzhales, ne te cile...
Deputeti Euart Ndocaj kërkon ndalimin e hyrjes në Kosovë të ...
Treni i cili u nis sot nga Beogradi drejt Mitrovicës së Veri...
Nga Lëvizja Antisorosjane (Lëvizja Shqiptaro-Amerikane kundë...
Instituti i Studimeve Politike ka monitoruar edhe punën e Ko...
Deputeti Alfred Peza, duke dashur të shpjegojë burimin e par...
Deputeti Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi kanë prezantuar sot LI...
Uniformat blu të Shkodrës kanë vënë në pranga gjatë pasdites...
Deputeti Ben Blushi prezantoi sot LIBRA-n në qytetin e Korçë...
Gjatë takimit të sotëm me qytetarët e Korçës, deputeti Ben B...
Deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi kanë qenë sot në Korç...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...