web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Emri- Atentati në Vlorë/ Identifikohet viktima

15 Janar 2017, 18:15, Aktualitet CNA

Një person është ekzekutuar me armë zjarri pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Mësohet se viktima është Refit Toro, 32 vjeç.

Ai u qëllua për vdekje me kallashnikov në momentin që kishte parkuar mjetin e tij tip ?Land Rover? pranë një karburanti në zonën e Skelës.

Mendohet se ai u qëllua nga një makinë, brenda së cilës dyshohet se ndodheshin dy persona.

Toro ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital për shkak të plagëve të shumta në trup.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gjithashtu, postblloqe të shumta janë ngritur në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit.





Lajmet e fundit nga