web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KQZ i jep mandatet/ Ja kush janë dy deputetët e rinj të parlamentit

6 Janar 2017, 11:35, Aktualitet CNA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot kalimin e mblidhet e mandateve të ndërprera të deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, kandidatëve të radhës në listat shumëemërore të këtyre partive.

Vakanca u krijua në parlament pas vendimit të KQZ-së më 29 dhjetor, që ndërpreu mandatin e dy deputetëve, me kërkesën e Prokurorisë, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, pasi dy deputetët nuk kishin deklaruar të dhëna të sakta në formularin e vetë-deklarimit.

KQZ vendosi sot që mandati i ndërprerë i Shkëlqim Selamit do t?i kalojë kandidatit vijues të listës së LSI-së në Qarkun e Vlorës, Flamur Çelaj.

Ndërsa, mandati i ndërprerë i Dashamir Tahirit t?i kalojë kandidatit të radhës në listën e PDIU-së së Qarkut Vlorë, Edmond Zejno.

 





Lajmet e fundit nga