web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTOT/ Ministria e Transporteve i përgjigjet deputetit socialist: Rruga e Kombit nuk është e bllokuar

6 Janar 2017, 11:04, Aktualitet CNA

Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka ngritur sot shqetësimin për pastrimin e rrugëve në veri të vendit nga dëbora. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndreu shkruan se firmat e pastrimit kanë marrë paratë e taksapaguesve, por kanë lejuar bllokimin e rrugëve.

?Te hetohen e penalizohen firmat e pastrimit te rrugeve, sidomos ne akset qe lidhin Puken me Kukesin e Tropojen. Kane marre leket e taksapaguesve dhe kane lejuar bllokimin e rrugeve duke mos hyre ne kohe me borepastruese. Nuk kane hedhur asnje gram kripe e asgje ! Nuk do lejoj kete sjellje turpi e te papergjegjshne te ketyre kompanive qe nen hunden tone bejne ca ju do qejfi, kur njerezi rrezikojne jeten rrugeve nacionale nga bllokimi?, shkruan Ndreu

Por, Ministria e Transporteve i është përgjigjur deputetit socialist me foto nga Rruga e Kombit, e cila është e zhbllokuar.

Në njoftimin e saj, ministria e Transporteve bën me dije se qarkullimi në këtë aks kryhet me zinxhirë.

Më poshtë, fotot





Lajmet e fundit nga