“Më duhen 200 mijë…”/ Zbardhet dëshmia e Metës për aferën CEZ-DIA
Sot në GJKKO po zhvillohet seanca ndaj kreut të Partisë së...
Sot në GJKKO po zhvillohet seanca ndaj kreut të Partisë së...
Kërkimet pa kriter për hekur nikel dhe flori rrezikojnë zhdukjen e një fshati të tërë në Librazhd. Dhjetëra banorë të fshatit Vulçan, në Njësinë Administrative Hotolisht, u ankuan në emisionin investigativ Fiks Fare se një firmë që kërkon në sipërfaqe hekur nikel dhe flori shkakton ndotje mjedisore, ka dëmtuar pronat, të mbjellat, gjithçka që ata kanë.
Para pak muajsh, një ekip i Fiksit shkoi në këtë fshat, ku pamja e parë që u ndeshën ishin dhjetëra automjete të tonazhit të rëndë që përshkuanin rrugën e shtruar me kalldrëm, duke shkaktuar ndotje të madhe.
Disa banorë të fshatit Vulçan thanë se firma u ka dëmtuar gjithçka. ?Zona nëse ecën me këto gërmime do të jetë e pabanuar? thonë njëzëri, ndërsa shtojnë se firma kërkon në sipërfaqe edhe flori. ?Kemi dëgjuar se zona ka flori, po nuk e dimë se ku shkon? pohojnë ata.
Nga ana tjetër, kryeplaku ankohet se firma po u dëmton gjithçka, ndërsa tregon se para pak vitesh në zonë është ulur një helikopter, ku prej atij mjeti ka zbritur zonja Argita Berisha, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Fiksi shkoi edhe në vendin e gërmimeve, i cili nuk ngjason me një minierë, pasi kërkimet po realizoheshin në rreth 20 hektarë Disa ekskavatorë gërmonin deri në një thellësi prej 50-60 metrash.
Një prej punëtorëve i tha Fiksit se punojnë edhe me dinamit, i cili vendoset nga inxhinierët. ?Firma ka punësuar banorë të zonës, ata që kanë shtëpitë afër kësaj miniere. Ne do e bëjmë zonën siç ka qenë. Dherat do të formojnë malin sërish? thotë një prej banorëve. Fiksi e pyet se çfarë kërkojnë në këtë zonë, ndërsa ai përgjigjet se hekur nikel. Pyetjes nëse ka flori në zonë, punëtori përgjigjet me sinqeritet se ?Atë e marrin ata lart!?.
Fiks Fare kontaktoi edhe me zotin Rexhep Elmasllari, përfaqësues i firmës Platinium ALB, që administron minierën në Vulçan. Ai thotë se banorët ankohen kot, pasi firma ka leje nga të gjitha institucionet. Elmasllari shton se në minierë janë punësuar edhe banorë të zonës, madje disa prej banorëve u ka dhënë para për zonën ku qëndronin automjetet e firmës.
Ekipi i Fiksit pyeti edhe në Bashkinë Librazhd. Nënkryetari Enver Shkurti thotë se ky është një problem i mbartur që nga koha kur zona administrohej nga komuna Hotolisht. Ai tha se bashkia do të inspektoj punimet, ndërsa pranoi se në zonë ka probleme.
Pas pretentimeve të banorëve, administratorit të firmës dhe nënkryetarit të bashkisë, gazetarët e Fiks Fare shkuan në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Kreu i këtij institucioni, Julian Beqiraj, thotë se problemi i ngritur prej banorëve nëpërmjet Fiksit do të inspektohet në terren. Sipas tij, firma Platinium ALB ka dy leje mjedisore, në vitin 2009 dhe 2016, ku i është rinovuar leja dhe kanë shtuar edhe zonën ku do të bëjnë kërkime.
Fiks Fare u interesua pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve. Ky institucion, më datë 6 shtator 2016, doli në konkluzionin se subjekti nuk përmbush dhe nuk respekton lejen përkatëse të mjedisit. Inspektoriati e gjobiti firmën Platinium ALB me 500.000 mijë lekë dhe pezulloi plotësisht aktivitetin deri në plotësimin e kushteve. Firmës iu lanë disa kushte për tu plotësuar; të lagen me ujë inertet, të gjitha rrjedhjet ujore sipërfaqësore të sistemohen dhe mbetjet inerte të ruhen brenda zonës së shfrytëzimit. Klauzola ishte që, nëse mos zbatimi i këtyre kushteve dhe detyrimeve jua ngarkon me përgjegjësi administratorëve.
Megjithatë, banorët e zonës janë ankuar sërish pranë Fiks Fare se firma po punon në të njëjta kushte, pavarësisht vendosjes së gjobës dhe pezullimit të aktivitetit. Në ditët e para të vitit 2017, në redaksinë e Fiksit mbërriti një telefonatë nga zoti Xhevair Mnalla, banor në Vulçan. Ai tha se është ankuar se firma u ka shkatërruar gjithçka. ?Kemi trokitur në të gjitha institucionet, por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje? thotë banori. Gazetarët e pyesin se këtë çështje e kanë ndjekur para disa muajsh, madje Agjencia Kombëtare e Mjedisit e gjobiti firmën si dhe pezulloi punimet. Mnalla thotë se punimet vazhdojnë me të njëjta ritme, madje punimet po kryhen tashmë afër shtëpive.
Në vijim të informacioneve të dhëna më herët, po përcjellim ...
Çim Peka: Sovrane nga kush?Kokëdhima: Shqipëria është një ve...
Për ta kuptuar këtë, dikush e ka postuar një video në YouTub...
Në jetë hasemi me një gamë të gjerë idesh klishe që supozohe...
Një trajtim alternativ për kancerin ka dalë në dritë pasi st...
Anila Shore një banore në lagjen “Ali Demi” në kryeqyet treg...
Emisioni “BOOM” në RTV Ora News udhëtoi drejt qytetit të Kuk...
Situatë problematike dhe në spitalin e Pukës ku marrin shërb...
Ka një karrierë të shkëlqyer profesionale dhe akademike në t...
Pozicioni misionare, seksi nga prapa, seksi në këmbë… ja çka...
Kreu demorkat Lulzim Basha dhe vetë segmente të caktuara të ...
Ftesa e një darke që përfundoi me një krim: kështu vdiq “dja...
“GAZETARI: 40 vjet izolim total! Eshtë Shqipëria komuniste, ...
Ushtrimet që shihni në videon më poshtë, sipas ekspertëve, d...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka tha se Partia D...
Në vitin 1832, studentët e Universitetit të Jeilit në SHBA ...
Konsiderohet parashikuesi më i famshëm i të gjitha kohëve, e...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...