Rilidhën energjinë/ Arrestohen 3 persona
Policia e Lezhës ka arrestuar 3 persona pasi kanë rilidhur e...
Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në lidhje me çështjen e Klement Balilit.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se nuk pranon asnjë leksion dhe nuk pranon asnjë goditje për Ministrinë e Brendshme për faktin që Balili nuk po arrestohet.
Sipas tij, Balili është në kërkim ashtu sic janë në kërkim bosët e narkotrafikut në Amerikë dhe në të gjithë botën. Rama nënvizoi se mund të kërkosh llogari, mund të bësh hetim, por nuk mund të dalësh në parlament dhe të thuash, arrestojeni.
Kreu i PS thekson se bosët e krimit nuk i solli ai në 2013, por i gjetën mes tyre.
Më poshtë, fjala e Ramës për Blilin
?Patjetër që ne kemi beteja për të bërë, por unë e refuzoj ngado që të vijë qoftë nga sharlatanët, qoftë nga dashamirësit që të goditet Policia e Shtetit dhe ministrin e brendshëm për Klement Balilin. Unë këtë e refuzoj!
Nuk pranoj leksione nga askush dhe ata që duan të më japin leksion le të më tregojnë; ai ishte përfshirë qeveria amerikane, a ishte i përfshirë sekretari i Mbrojtjes, apo sekretari i Punëve të Brendshme me Eskobarin kur shteti më i fuqishëm i botës investoi burime të panumërta materiale dhe njerëzore dhe për vite të tëra u tërhoq për hunde nga Eskobari. Pse? Se ishin të përfshirë?
Jo në asnjë mënyrë! Kjo nuk është një luftë e lehtë, nuk është një luftë që përkthehet gabim siç përkthehen opinionet e Komisionit të Venecias apo raportet e Bashkimit Evropian. As duke mbajtur fjalime balte në Parlament dhe as duke cituar librat e Saliut. Klement Balili është në kërkim siç janë në kërkim sot bosët e narkotrafikut edhe në Amerikë, edhe në Itali edhe në të gjithë botën.
Dallimi është i madh, sepse deri dje do ishte në kërkim, do të ishte i ulur këmbëkryq, duke ngrënë mish qengji e duke drekuar bashkë me drejtorët e Policisë, e duke dalë në Facebook.
Sot është i fshehur vrimave dhe herët ose vonë do të shkojë mbrapa hekurave. Shumë e lehtë, më shumë se sa e lehtë shumë e ulët të akuzosh ministrin e Brendshëm se nuk arrestohet sot një kriminel i shumë kërkuar. Mund të kërkosh llogari, mund të bësh hetim, por s?mund të dalësh në Parlament e nëpër konferenca dhe të thuash arrestoni. Edhe krimi, edhe rrjetet kriminale, edhe bosët e krimit nuk i sollëm ne në 2013, i gjetëm këtu mes tyre.
Policia e Lezhës ka arrestuar 3 persona pasi kanë rilidhur e...
Një avion libanez me 118 pasagjerë është rrëmbyer nga dy per...
Viti 2016 shihet prej presidentit rus si vit i sukseshëm, si...
KONKURROJMË ME VESHJET: Ndonëse shqiptarët shpenzojnë gjysmë...
Nga Arian GaldiniAi nuk rresht se perserituri me mburracaker...
Muajt e fundit ka pasur disa deklarata kontradiktore për rri...
Është vrarë nga policia italiane autori i sulmeve të disa di...
Një 24-vjeçar ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një vaj...
Darka e fundvitit me deputetët dhe ministrat e maxhorancës n...
PS ka thirrur sot Asamblenë e saj. Ajo ka filluar pak me par...
Tridhjetë vite burg është dënimi i dhënë një ditë më parë ng...
Politika shqiptare dhe administrata janë të mbushura nga kri...
Emri i 23-vjeçares Desara Mançellari u mediatizua në prill t...
Dita e shtunë pritet të jetë ditë historike për gjithë shqip...
I dyshuarit për aktin terrorist në Berlin ka ardhur në vitin...
Policia e Vlorës në bashkëpunim me Delta Forcë kanë mundur t...
Policia gjermane ka kumtuar se personat e arrestuar dyshohen...
Ato janë simbole te pasarelave por edhe botës së showbizz.Ng...
Parlamenti ka mbyllur dje punimet për vitin 2016 në një sean...
Ka rrezik qe Plutoni te sjelle edhe debate, por edhe pasion ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...