Vettingu/Zyrtare shkarkohet shefi i misionit EURALIUS në Shqipëri
Ranier Deville ka lënë në mes detyrën si shef i misionit EUR...
O Klement Balili, bela’ me ty o burr i dheut. Je tepër i vështirë për tu klasifikuar. S’ke asgjë të ligë në pamjen tënde. Më ngjan si dy dajot e m’i, Seferi dhe Xhaferri, të cilëve u ke marrë, të parit inteligjencën, tjetrit shpirtin e aventurës. Nuk ke asnjë nga ato shenjat që kanë në surrat kriminelat. Nuk dukesh si vrasës, si cub, si Robin Hud. Nuk dukesh madje as si keqbërës. Natyrisht që nuk dukesh as si Baba Teqeje apo Dervish. Je krejt i natyrshëm. Balli yt si livadh andej nga Buzi. Hunda jote si breg shkëmbor nga ato të Këlcyrës. Nofullat e tua si brigje anës Vjosës. Dukesh si çdo gjirokastrit, përmetar, lab, kolonjar, leskoviqar. Nga ata që unë i takoj anës udhës. Duke pirë ujë tek Çesma e Pacomitit pasi ka ngrënë byrek Kosine. Duke vajtur për të ngrënë Hashër për Sulltan Novruz tek Teqeja e Alipostivanit. Duke pirë kafe në Këlcyrë. Duke u drekosur me mish e pilaf te Uji i Ftohtë. Dukesh pra një shqiptar krejt normal.
Klement, ka dy lloj ngatrrestarësh në këtë botë.
Janë ata që të keqen e kanë në thua, në fis, në gjak, në qelizë. Ata që duke qënë të liq vetë, grumbullojnë ku janë e ku s’janë të tjerë të këqinj rreth vetes për të bërë sa më tepër prapësira. Këta çdo shoqëri i burgos. Ligjet dhe burgjet për këta janë shpikur. Që të dënohen të tillët dhe dënimin ta vuajnë kokërr më kokërr.
Lloji tjetër i ngatrrestarëve janë ata që përbrenda vetes nuk kanë asnjë të keqe, përbrenda janë qehlibar. Janë të fuqishëm të shëndetshëm, të papërtuar për çdolloj pune që të jetë nevoja. Pra janë ata që duan t’i jetojnë sa më intensivisht ditët që u ka falur Allahu. Këta, meqënse bien në sy si të fuqishëm, të besës, të vendosur, ngjallin besim, dhe populli i vë në krye. Një bari të tillë komuneti nuk e zgjedh me votë si bëhen, për shembull, zgjedhjet parlamentare. E zgjedh vetvetiu, gjatë një procesi njohje dhe verifikimi të dyanshëm që zgjat në kohë. Ka ndodhur dhe ndodh. Është dukuri e njohur. S’ka asgjë për tu çuditur që një komunitet problematik, ta zemë ai i kultivimit dhe trafikimit të hashashit, zgjedh të udhëhiqet nga një njeri i mirë. Nëse mardhënia zgjat, bariu dhe kopeja japin e marrin me njëritjetrin duke kërkuar që secili ta bëjë tjetrin si vetja. Bariu nis e bëhet i bagëtia, bagëtia përvetëson disa tipare të bariut. Besoj e more vesh se ku desha të dal. Ti je bariu i mirë që të ka zënë bishtin rrota e qerres së stanit që transporton bulmetin.
Në këto rrethana, ty Klement të përket të kuptosh disa gjëra. Të kuptosh dhe të bindesh se sa më tepër të rrish i fshehur, aq më tepër do t’i ngjash problematikut të llojit të parë, atij të ligut, atij të pandreqshmit që maçokun e ka brenda barkut. Nga ana tjetër, sa më parë të dorzohesh, pra sa më parë të bësh të ditur se nuk je një i lig i lindur por një i mirë fatkeq i rrethanave, aq më i lehtësuar do ndjehesh, aq më pak do dënohesh. Po ta them edhe tjetrën; Mos të duket hiç çudi nëse duke ndejtur i fshehur të hash ndonjë koqe plumbi nga s’e pandeh prej atyre që përmes vajtjes tënde n’hale t’gomerëve mbyllin hesapet e veta. Ndërsa po u dorzove do jetë krejt ndryshe, do jetë shumë më mirë. I pari që do të vizitoj në burg nuk do jenë ata familjarët budallenj që të telefonojnë në mes të natës për të të thënë se krushqit u nisën, por unë me një trastë me të gjitha të mirat, trahana të bërë vetë, fasulnik, dhallë. Nuk do rrish gjatë në burg. Do rrish derikur pas pak të bëhet e qartë se kanabisin nga Shqipëria nuk e shkulin dot as të gjitha ushtritë e botës.
Klement, dil q’aty ku je fshehur. Dil sa më shpejt. Me këto teknologjira që kanë këta, s’të shpëtojnë dot as telefonatat e kushurinjve me krushq që vijnë në mesnatë dhe asgjë tjetër. Mos i lodh kot policirat, interpolat, forcat speciale, mediat, prokurorirat, gjykatat. Ti s’je njeri i zakonshëm. Je shumë më tepër. Ti që po tund dhenë duke e vënë Shqipërinë në qëndër të vëmendjes botërore, je një fenomen i natyrës. Madje edhe më tepër. Je një vepër Arti.
Nuk është burrnore të rrish fshehur Klement. Dil. Dil, se s’ka polici që e lidh erën. S’ka ushtri që e ndal Vjosën. S’ka burg që e nxë Dhëmbelin.
Ranier Deville ka lënë në mes detyrën si shef i misionit EUR...
Sot ne mengjes, rreth orës 06:30, në autostradën Durrës-Tira...
Dështimet me konkurset publike të punësimit kanë bërë që qev...
Faqet e para te gazetave per ditën e sotme....
Në konferencën e fundit të shtypit për vitin 2016, President...
Dashi 21. mars – 20. prillDite e sotme nuk do jete aspak pas...
Konstantja e shpejtësisë së dritës është e barabartë me koor...
Të mos bësh asgjë është e bukur, jo vetëm për shkak se kjo n...
Më 9 korrik 1946 u nënshkrua në Tiranë, Traktati i Miqësisë ...
Kastriot Myftaraj ishte sot i ftuar në emsionin Zonë e Lirë ...
Të ftuar në emisionin Zonë e Lirë, Robert Aliaj dhe Kastriot...
Thellohet skandali i projektit “Veliera” në bregdetin e Durr...
Të gjithë e dinë se femrat në një marrëdhënie kërkojnë dashu...
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot në Kuvend Ndihmës...
Modelja dhe balerina e njohur ishte e ftuar ditën e stome në...
Në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në një dyqan interneti, k...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë befasuese dje në ...
Dekreti i Presidentit Bujar Nishani për ligjin e mbetjeve do...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në a...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...