web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kastriot Myftaraj përplaset me Mustafa Nanon në Zuzuland/ Debati për Sorosin dhe Islamin

6 Dhjetor 2016, 20:09, Aktualitet CNA

Sonte në Zululand në TemA TV, ishte i ftuar Kastriot Myftaraj. Nano kish zgjedhur disa argumenta bisede, i kish shkruar në copa letre, dhe ia hodhi Myftarajt. Dhe kështu biseda u vërtit rreth çështjeve që vetë Mystaraj zgjidhte. Në letrën e parë ishte shkruar ?KOMBI?, në të dytën që Myftaraj zgjodhi ishte shkruar ?KONSPIRACION?, në të tretën ?ISLAM?.

Pjesa më e madhe e bisedës u bë lidhur me dy argumentat e fundit. Myftaraj këmbënguli edhe njëherë tek roli i Sorosit në botë e në Shqipëri për të mbjellë idetë e veta, siç janë ato të antinacionalizmit e të shoqërisë së hapur. Nano tha se përpjekja e Sorosit për këtë qëllim është evidente, por në këtë mes së pari nuk ka ndonjë gjë të keqe, dhe së dyti nuk është e vërtetë që Sorosi ka fuqi për të imponuar klasa drejtuese. Lidhur me Islamin, pati një përplasje mendimesh mes të dyve.

Myftaraj përsëriti tezën e vet mbi Islamin e rrezikshëm, që ka nevojë të reformohet, por që e ka të pamundur të reformohet, ndërsa Nano iu mbajt idesë se nuk ka një Islam të vetëm qoftë në planin historik, qoftë në planin gjeografik, dhe idesë tjetër se terrorizmi islamik nuk ka vetëm origjinë doktrinore, por edhe sociale e ekonomike./TemA TV

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun.





Lajmet e fundit nga