web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reagon Rama/ Sali, 5 prioritetet janë 5 kritere që do jenë në tavolinë deri ditën që Shqipëria do anëtarësohet në BE

1 Dhjetor 2016, 14:16, Aktualitet CNA

Kryeministri Rama ka marrë fjalën pas ish-kryeministrit Sali Berisha i cili tha se Merkel ka folur qartë për 5 kushtet për hapjen e negociatave. Rama i përgjigjet duke i thënë se nuk janë 5 kushte, por 5 shtylla themelore që do të qëndrojnë në tavolinë deri në momentin që Shqipëria të anëtarësohet në BE.

?Sali, kur më përshkruan mua, i referohesh vetes. Këto janë biseda për një kohë tjetër. E para gjë që nuk ka shqiptar që nuk e sheh, është ngazëllimi yt dhe i djalit tënd në zyrë, dhe i gjithë të tjerëve rreth e rrotull, sa herë krijohet ndonjë mundësi për të parë me dyshim këtë proces. Ky ngazëllim është problem, sepse nëse do ishit të shqetësuar, të trishtuar që shfaqet një dyshim, apo shfaqet dikush që duan ti shtojnë pikëpyetje këtij procesi, atëherë do besohej se ju e doni këtë proces. Përtej kësaj ka një të vërtetë të thjeshtë. Sado që përpiqeni të përfshini në këtë rrëmujë tuajën, Kancelaren Merkel e deputetë të tjerë, fakti është se ju keni bllokuar Vettingun.

Edhe pse skemi filluar të negociojmë në procesin e legjislacionit jemi më të avancuar se Mali i Zi dhe Serbia që janë në negociata. 5 prioritetet, zgjedhjet dhe të tjera me radhë, janë kritere nuk janë kushte për hapjen e negociatave, që cdo vend i ka në tavolinë deri në ditën që bëhët anëtar i këtij procesit. Sepse janë 5 shtylla themelore të shtet-ndërtimit?, shprehet Rama./ Citynews





Lajmet e fundit nga