Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Në vitin 68-të, kur në Milano, Torino dhe Romë shpërthyen demonstratat dhe revoltat studentore, Walter Tobagi kishte, tashmë, ndonjë vit universitar mbi shpatulla. Ai, si shumë studentë italian të asaj periudhe, ishte një student-punëtor. Ai ishte student-punëtor, sepse nuk shkruante vetëm për pasion, por edhe për të fituar të ardhura, që do të ishin të mjaftueshme për të përballuar sadopak shpenzimet e jetës studentore.
Ai, në trazirat studentore nuk u përfshi drejtpërsëdrejti, por i ndoqi me vëmendje të gjitha ngjarjet, mbajti shënime, bëri komente, si dhe shkroi. Menjëherë, pas dy vitesh, publikoi librin me titull ?Historia e lëvizjes studentore dhe e marksistëve-leninistëve në Itali?.
Walter Tobagi, biri një punonjësi të hekurudhës, ishte tetë vjeç, kur familja e tij vendosi të transferohej në qytetin e Milanos. Ata vendosën të transferohen në Milano për arsyet që lidheshin me punën e të atit. Tobagi kishte të gjitha cilësitë për të vazhduar studimet dhe për të shkëlqyer. Ai i vazhdoi studimet tek gjimnazi ?Parini?, i cili, në atë kohë, edhe pse konsiderohej një institucion elitar i arsimit të mesëm, ishte i hapur për shtresa të ndryshme të shoqërisë.
Tobagi, edhe pse ishte në moshën e adoleshencës, për shkak të seriozitetit të tij, të sjelljes dhe të mënyrës së të menduarit, ngjasonte sikur të ishte shumë më i madh në moshë, sikur të ishte një person i pjekur që kishte shumë vite mbi shpatulla. Ai, ishte shumë i pasionuar për dijen dhe për profesionin e gazetarit, saqë gjithmonë nën duar mbante ndonjë letër gati për të shkruar, komentuar dhe shënuar çdo që e rrethonte, për të cilën ai kishte interes. Kudo që shkonte mbante në duar revista e gazeta, kishte një agjendë të madhe pune.
Tek gjimnazi ?Parini?, publikohej një gazetë, e cila, le të themi, se hyn në historinë e kronikës italiane, sepse në një periudhë shumë të vështirë si ajo e atyre vite, botoi një hetim mbi të rinjtë dhe seksin. Këto tema, në vitet gjashtëdhjetë, jo vetëm në Itali, por edhe në shumë vende të tjera të Bashkimit Evropian, ishin një tabu e vërtetë që nuk guxonte t?i komentonte njeri.
Tobagi filloi të shkruaj, kur ishte vetëm 16 vjeç. Një ndër artikujt e tij të parë është ai i publikuar në vitin 1964, i cili ishte një replikë në lidhje me atë që kishte shkruar një student tjetër në një numër më parë. Gjatë viteve të gjimnazit, Tobagi mendonte, tashmë, si një intelektual i vërtet. Notat e lartë në mësime do të tregonin edhe më vonë se ai ishte një studiues i madh.
Gjatë këtyre viteve nuk reshti së shkruari artikuj që ishin të natyrës investiguese, si dhe kronikat sportive. Në moshën 20-vjeç arriti të tregonte një talent të lindur për gazetarinë, ashtu siç mund të thuhet sot për një sportist në sportin e futbollit.
Metoda e tij e të shkruarit, për kohën, përbënin një risi. Ai mbante një mal me shënime, bënte disa qindra telefonata kontrolli dhe verifikimi, konsultime ligjore me specialistët e ligjeve, konsultonte enciklopeditë. Kjo ishte metoda e tij e të shkruarit për një problem që përbënte aktualitet. Vetëm pasi të kishte bërë këto hapa paraprakë, vendoste të ulej para makinës së shkrimit për të shkruar perla të vërteta profesionale gazetareske. Ai, kur shkruante diçka të rëndësishme për fenomenet që i përkasin gjithë shoqërisë, nuk takonte vetëm parlamentarët e qeveritarët, por takonte edhe ?invazorët?, profesionistët që çdo të ditë kërkonin të bënin revolucion. Pra, i dëgjonte të gjitha palët, të gjitha versionet.
Karakteri i tij ishte shumë energjik. Ai bënte një jetë shumë intensifikuese dhe të palodhshme në kërkim të lajmit dhe të informacionit. Kishte një pasion të veçantë edhe për çështjet historike. Argumentet historike, të cilat i studioi, i akumuloi për t?i publikuar më vonë një e nga një në formën e urtësive. Në fundin e viteve 60 dhe 70, kur edhe ai arriti kulmin e pjekurisë së tij profesionale, shoqëria italiane po kalonte momente shumë të vështira që lidheshin me terrorizmin. Kjo periudhë, ndryshe edhe për shkak të ngjarjeve që e shoqërojnë, njihet me emrin periudha e ?Plumbit?. Tobagi, pikërisht në këtë periudhë të vështirë, ishte njeriu i kalimit nga e vjetra tek e reja: ishte një reformist në kuptimin e vërtetë të fjalës. I hapur për dialog, jo agresiv dhe gjithashtu i vendosur ndaj principeve.
Në vitin 1978, kur vodhën Moro-n (Kryeministrin e Italisë), Tobagi ishte këshilltar i Shoqatës së Gazetarëve të Lombardisë. Disa të përditshme italiane në lidhje me ngjarjen Moro dhe me situatë e përgjithshme të vështirë që po kalonte shoqëria italiane, vendosin të praktikojnë atë që ndryshe njihet si ?black out? informativ. Tobagi, ishte kundër praktikimit të kësaj teorie, sepse sipas tij, Italia ishte një vend demokratik dhe për rrjedhojë nuk kishte vend për asnjë lloj forme censure. Ai ishte i mendimit, se censurat janë të pranishme dhe të zbatuara vetëm në regjimet autoritare.
Në lidhje me argumentin e censurës, Tobagi përpiqet të shpjegoj se çfarë është frika. Pasi, sipas tij, ajo është një formë auto-censure. Për Tobagi-n frika është: ?Të ecësh rrugës dhe të shikosh me vëmendje çdo makinë që të kalon për rreth, të ngasësh makinën dhe të kesh frikë nga çdo motor që të afrohet. Unë kisha frikë jo nga vdekja, por për faktin se do të vdisja dhe nuk do të mund të shkruaja shumë gjera që kisha në mendje?. Megjithatë, ai vdiq të mërkurën e 28 majit, i eliminuar nga «Brigadat e kuqe»?.
Ai vdiq, sepse tha atë që nuk thuhej, por që duhet të thuhej. Bëri atë që nuk bëhej, por që duhet të bëhej. Tha atë që mendonte edhe pse mendimi i tij ishte i rrezikshëm për terroristët dhe në të njëjtën kohë i dobishëm për shoqërinë e civilizuar. Ai e mësoj të vërtetën dhe këtë vërtetë e përcolli me pasion, profesionalizëm edhe tek qytetarët e tjerë. Edhe përse vdiq në moshë të re, stili i tij gazetaresk ishte një model për t?u imituar edhe sot. Njerëz të tillë mbeten një frymëzim dhe një ideal edhe për shumë breza pas epokës së tij.
Gazetarët më të mirë mbijetojnë, nëse arrijnë të prodhojnë gazetarinë më të mirë, që i shërben shoqërisë. Tobagi, ishte një i tillë, i përkushtuar për profesionin, i palodhur për të kërkuar dhe për ta thënë të vërtetën. Ai ishte një intelektual i madh që lexonte shumë për mbi të kaluarën, dëgjonte shumë në lidhje me të tashmen dhe shkruante vizione për të ardhmen.
Policia kufitare e Kakavijës ka goditur një tjetër rast të t...
Të rinjtë e PD-së kanë ndërmarrë një aksion gjatë paradites ...
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kocias, ka zbuluar për v...
Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Ministri i Finan...
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si akt antikombëtar, bll...
“Vrapo për Femijët” organizohet për të gjashtin vit rradhazi...
Prokurori i Antimafias se Leçes Kataldo Motta ka mbërritur s...
Gjatë orëve të fundit, policia e Italisë ka kryer katër oper...
Policia e Krujës ka vënë në pranga shtetasen Ahmedie Krashi ...
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama dha një lajm të mirë për...
Nis seanca plenare e ditës së sotme, në të cilën do të disku...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, në një reagi...
Ministria e Shëndetësisë në kuadër të Ditës kundër SIDA-sm k...
Kreu i Prokurorisë së Antimafias italiane, Cataldo Motta, ka...
Një shpërthim ka ndodhur sot në një fast-food në sheshin “Vi...
Tre persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Lezhë, pasi ...
Mot i keq dhe me ngrica pritet ditët në vijim. “AccuWeather”...
Mjekët në qytetin e Shkodrës kanë dalë në protestë për të ku...
Policia e Durrësit ka serkuestruar një sasi prej 190 kilogra...
Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me bu...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...