web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gabimet mjekësore si vepër penale/ Mjekët e Shkodrës sërish në protestë

1 Dhjetor 2016, 09:19, Aktualitet CNA

Mjekët në qytetin e Shkodrës kanë dalë në protestë për të kundërshtuar ligjin sipas të cilit gabimet mjekësore trajtohen si vepër penale. Në protestë ishte i pranishëm edhe kirurgu i liruar, Edi Smalaj. Ky i fundit theksoi se arrestimi i tij ishte me prapavijë politike. Kujtojmë se Smalaj u arrestua një javë më parë pasi hapi kartelë pa motiv për pedagogun e akuzuar për korrupsion Simon Lufi, duke e shtruar atë në spital, nën argumentin se pedagogu ka probleme kardiake.
Ndërkaq mjekët kanë paralajmëruar se do të protestojnë çdo të enjte me qëllim që ligjvënësit në parlament ta anullojnë këtë ligj, si dhe u bëjnë thirrje të gjithë mjetëve që t’i bashkohen protestës së tyre./ Citynews





Lajmet e fundit nga