web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngjarja e rëndë në QSUT/ Policia jep detaje mbi personin që u hodh nga 6-katëshi

30 Nëntor 2016, 09:25, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Qendrën Spitalore ?Nënë Tereza? në Tiranë.

Mësohet se një person është hedhur nga ballkoni i Spitalit nr.2 ose siç njihet ndryshe 6-katëshi.

Dëshmitarët kanë pohuar se menjëherë pas ngjarjes, mjekët kanë shkuar menjëherë për ndihmë tek personi në fjalë, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Sipas Policisë, sot, rreth orës 08:35, në ambientet e Q.S.U.T., tek godina e 6-katëshit, tek pavioni i Gastrologjisë, në katë të katërt, nga parvazi i ballkonit të këtij pavionni, ka rënë pacienti P. Sh., 53 vjeç, i ardhur nga qyteti i Durrësit. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me zbardhjen e shkaqeve të këtij rasti. /Citynews

 





Lajmet e fundit nga