web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trafik droge dhe prostitucioni/ Shkatërrohet banda shqiptare në Milano

30 Nëntor 2016, 08:29, Aktualitet CNA

Policia e Milanos në Itali ka përfunduar në orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin e koduar ?Toka jonë?, me anë të së cilit është shkatërruar një bandë kriminale shqiptare.

Kjo bandë merrej me trafikun e drogës dhe prostitucionit nga Shqipëria në Milano dhe Holandë.

Janë lëshuar 14 urdhër-arreste me akuzën e wtrafikut ndërkombëtar të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit?, shkruan ?Il Giorno?.

Grupi kriminal shqiptar shfrytëzonte për prostitucion shtetase rumune, moldave e shqiptare, ndërsa në Holandë blenin drogë të llojit kokainë që e trafikonin më pas në Itali.

Hetimet për këtë bandë kishin nisur që në vitin 2015, ndërkohë nuk janë bërë ende publikë identitetet e të arrestuarve. /Citynews





Lajmet e fundit nga