web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Call Center-at”/ Sipërmarrësi italian: Takova një ministër, ishte aut fare

29 Nëntor 2016, 21:52, Aktualitet CNA

Sipërmarrësi italian në Shqipëri Roberto Caparrotta i ftuar në Ekopolitikë, tha se kishte takuar një ministër dhe ai ishte ?aut? në lidhje me ligjin italian për Call Center-at, që sipas tij do të ketë pasoja të mëdha në Shqipëri.

Pyetjes së gazetares Aurora Sulçe se si kishin reaguar institucionet shqiptare, Caparrotta u përgjigj:

Caparrotta: Janë 5 muaj që diskutohet ky ligj. Unë e kam takuar një ministër. Nuk po e them me emër. E pyeta; ka një reagim, jeni interesuar për këtë çështje? Ishte aut fare. Për çfarë bëhet fjalë?! Çne unë me ligjin italian?!

Sulçe: Varet çfarë ministri ke takuar..

Caparrotta: Ministri i duhur, mos u bëj merak. Nuk flas kot. Unë u habita.





Lajmet e fundit nga