web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e sotme në Fier/ Kronologjia e ngjarjeve që lidhen me konfliktet Jani Aliaj-Elton Çiço

20 Nëntor 2016, 17:07, Aktualitet CNA

Ditën e sotme u vra në Fier Nelgert Pata, 34 vjeç i dyshuar si bashkëpunëtor i vrasjes së Elton Çiços.

34-vjeçari nga Tepelena është i disati person që vritet për konfliktet e vjetra të Çiços me Jani Aliajn, të dyshuarin tjetër për vrasjen që ndodhi në Tiranë.

 

Vrasjet e ndodhura si pasojë e rivalitetit Jani Aliaj-Elton Çiço:

30 mars 2015 – Zanafilla e konflikteve është grabitja dhe dhunimi i prindërve të Elton Çiços në 30 mars të vitit 2015. Tre persona grabisin dhe dënojnë prindërit e Çiços në Tepelenë duke i marrë 5 mijë euro. Çiço i dyshuar si i përfshirë në trafikun e drogës, do të hakmerrej për grabitjen dhe dhunimin e prindërve të tij.

10 qershor 2015 – Elton Çiça shënjestrën të parin nga tre grabitësit dhe dhunuesit e prindërve. Ai është Robert Rama i cili u ekzekutua në qershor të vitit 2015. Për këtë u shoqërua disa herë Çiço dhe familjarë të tij, por asnjëherë nuk u provua lidhja e tyre me ekzekutimin e Ramës.

4 maj 2015 – Elvis Imeri, një prej të akuzuarve si grabitësit e prindërve të Çiços do të gjente në mjetin e tij një sasi eksplozivi. Ai i shpëtoi për mrekulli atentatit.

9 dhjetor 2015 – Në Kombinat Elton Imeri vëllai i të dyshuarit si grabitës Ervis Imeri do të binte pre e një atentati ku do të pësonte dëmtimet të rënda në gjymtyrët e poshtme.

10 janar 2016 – Jani Alia u tentua të ekzekutohej nga Elton Çiça më 10 janar të këtij viti në Tiranë, tek Rruga e Kavajës. Çiça qëllon disa herë në drejtim të tij me armë zjarri, por nga plumbat plagoset vetëm një person i rastësishëm me inicialet A.Q. Policia nis hetimet për ngjarjen dhe zbulon se objekti i këtij atentati ishte pikërisht Jani Alia, i cili në atë moment kishte në përdorim një makinë tip ?BMVV X6?, me targë AA 727?, të cilën më pas e zhduku.

Mars 2016 -Elton Çiçës i bëhet një atentat te Parku i Autobusëve, por ai arrin të shpëtojë.

Maj 2016 – Por kur ende s?është mbushur një vit nga grabitja e të moshuarve zinxhiri i vrasjeve vazhdon dhe më 1 Maj 2016 me dy plumba pistoletë me mulli ekzekutohet Elton Çiça, 36-vjeçari djali i madh i familjes së grabitur në Tepelenë.

20 Nëntor 2016 – Vritet në Fier me armë kallashnikov Nelgert Pata, ndërsa mbeti i plagosur 38-vjeçari Avni Halinani. /Citynews





Lajmet e fundit nga