web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e 34-vjeçarit në Fier/ Policia: Po punojmë për kapjen e autorëve

20 Nëntor 2016, 14:53, Aktualitet CNA

34-vjeçari Nelgert Pata, nga Tepelena, person me precedentë të mëparshëm penale, është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda në makinën e tij në qytetin e Fierit ditën e sotme.

Shkak për ngjarjen dyshohet të jenë konfliktet mes autorit dhe viktimës, pasi këtij të fundit i është bërë atentat edhe më parë.

Mbi trupin e 34-vjeçarit janë derdhur disa plumba kallashnikovi, ndërsa mësohet se nga 30 të shtënat në drejtim të mjetit të viktimës ka mbetur i plagosur edhe shtetasi Avni Halimani, 38 vjeç po nga Tepelena.

Ky i fundit është dërguar në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ka marrë plumb në krah.

Njoftimi I Policisë:

Më datën 20.11.2016 ora 13:50, në aksin rrugor Fier?Seman, në vendin e quajtur ?Qenas?, në mjetin tip ?Volkswagen? me targa AA 166 IY është gjetur i vdekur, i vrarë me armë zjarri shtetasi M.P, 34 vjeç, banues në Tepelenë, person me precedent penal.

Si dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit një 38-vjeçar i cili është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në fshatin Zhupan, Fier, në vendin e quajtur ?Mbikalimi? është gjetur duke u djegur mjeti tip ?Benz? me portobagazh dhe brenda në mjet janë gjendur dy armë zjarri automatik.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Forca të shumta të Policisë po krehin zonën ku u gjet automjeti me armët e zjarrit për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Në të gjitha rrugët që lidhen me vendin ku u gjet automjeti i djegur janë ngritur pika kontrolli nga policia. /Citynews





Lajmet e fundit nga