web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pa leje drejtimi dhe të dehur/ Tre të arrestuar në Fier e Lushnje

19 Nëntor 2016, 10:13, Aktualitet CNA

Policia e Qarkullimit Rrugor në Fier ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas, të cilët janë kapur nga efektivët  e Rrugores pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

E.A, 35 vjeç, banues në fshatin Gorre, Lushnje, pasi në fshatin Pirrë, u kap duke drejtuar motorcikletën tip ?Honda? pa targa pa leje drejtim.

G.T, 49, banues në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnje, pasi në fshatin Pirrë, u kap duke drejtuar motorcikletën tip ?Lifan? pa targa, pa leje drejtim.

E.R, 29 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, Fier, pasi në aksin  rrugor Fier-Berat, në afërsi të fshatit Zharrez,  duke drejtuar mjetin autoveturë,  tip “Volkswagen”, me targë FR 4704 D, në gjëndje të dehur, është përplasur me mjetin autoveturë, tip “Benz” me targë AA 426 KG, me drejtues mjeti shtetasin Q.H, 34 vjeç, banues në lagjen “Kastrio” Fier.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e mjeteve të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. /Citynews





Lajmet e fundit nga