web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Udhëzimi i plotë/ Shitblerja e apartamenteve, s'ka sekuestro kur ka akt noterial

19 Nëntor 2016, 08:07, Aktualitet CNA

Apartamentet e zëna me kontratë sipër marrjeje, me kontratë porosie ose me kontratë premtim-shitjeje, nuk mund të bllokohen dhe as të sekuestrohen nga përmbarimi në rastet kur ndërtuesi i pallatit falimenton. Shërbimi përmbarimor nuk do të mund t?i bllokojë apartamentet e shitura në rastet kur ndërtuesit mund të zhyten në borxhe, nuk paguajnë kredinë apo kanë probleme me tatimet.

Është ky thelbi i udhëzimit të ri të Ministrisë së Drejtësisë, që parashikon mundësinë e bllokimit e shitjes vetëm të apartamenteve apo banesave për të cilat nuk ka pretendime pronësie apo akte shitblerjeje nga një palë e tretë. Udhëzimi i ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, është shpërndarë për zyrat përmbarimore private dhe publike në të gjithë vendin.

Udhëzimi i referohet shqetësimit të përcjellë nga ana e mjaft qytetarëve, të cilët, ndonëse kanë porositur banesa, pra i kanë blerë ato, por ende nuk i kanë regjistruar në ZRPP, rrezikojnë t?u bllokohen për shkak të problematikave financiare që mund të ketë ndërtuesi.

UDHËZIMI

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, bëri dje publik daljen e një udhëzimi, që i referohet shqetësimit të përcjellë nga ana e mjaft qytetarëve, të cilët, ndonëse kanë porositur banesa, pra de facto i kanë blerë ato, por ende nuk i kanë regjistruar në ZRPP, ndihen ?të kërcënuar? nga shërbimi përmbarimor për shkak se ndërtuesit e objekteve mund të zhyten në borxhe, falimentojnë, nuk paguajnë kredinë ose kanë probleme me tatimet.

Çështja, e cila sikurse informoi Manjani është diskutuar edhe gjatë mbledhjes së fundit të qeverisë, është konstatuar edhe në mjaft raste të sjella në Ministrinë e Drejtësisë.

?Pallatet e ndërtuara me leje ndërtimi por që gjatë procesit të ndërtimit apartamentet janë kaluar te qytetarët me kontratë sipërmarrjeje, me kontratë porosie ose me kontratë premtim-shitjeje, por që ende nuk janë regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë, sipas këtij udhëzimi do të thotë që konsiderohen të mbrojtura, që do të thotë se, shërbimi përmbarimor, privat ose publik, kushdo qoftë, nuk mund të sekuestrojë apartamentin e askujt që e ka ende me kontratë sipërmarrjeje, me kontratë porosie ose me kontratë premtim-shitjeje. Ka vetëm një kusht, që personi, pra familjari, qytetari duhet të tregojë që ka shlyer këstet e pagesave, qoftë edhe një këst të vetëm?, ? u shpreh ministri.

Manjani theksoi se është e rëndësishme që qytetarët të kenë një kontratë, të banojnë në shtëpi dhe të vijojë rregullisht procedura e regjistrimit. Sipas tij, në kushte të tilla, shërbimi përmbarimor nuk mund ta sekuestrojë këtë banesë.

?Ky është udhëzimi im i nxjerrë sot, i cili do t?u bëhet me dije të gjithë përmbaruesve të Republikës së Shqipërisë, por doja ta thosha publikisht, për ta shpjeguar, se kjo është një mbrojtje që ne u japim këtyre qytetarëve, të cilët kanë harxhuar paratë e tyre për të blerë një banesë dhe ne duhet t?ua sigurojmë këtë banesë. Ky është qëllimi i këtij udhëzimi. Për sa i takon pjesës tjetër, ku ndërtuesit nuk kanë paguar kredinë ose janë debitorë te tatimet apo diku tjetër, i ftoj të mendojnë dhe të reflektojnë që paratë që kanë borxh, t?i paguajnë qindarkë më qindarkë. Asnjë mbrojtje për ndërtuesit! Kur kanë shkuar te dera e bankës për të marrë kredi, e kanë llogaritur që do ta shlyejnë. Udhëzimi im mbron djersën e ballit që nxjerrin qytetarët shqiptarë për të blerë banesat e tyre, këto banesa janë të mbrojtura, por kurrsesi nuk është qëllim që të mbrojmë ata që nuk paguajnë detyrimet. Pra shërbimi përmbarimor ka fuqi të plotë ligjore të ?gjurmojë? ku ka pasuri të luajtshme apo të paluajtshme, cilindo ndërtues që ka borxhe për të shlyer, por jo në kurriz të atyre qytetarëve, të cilët kanë paguar shtëpitë e tyre por që për arsye procedurale, burokratike apo po të doni ju dhe korruptive, ende nuk janë regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë. Kjo është e mbrojtur tashmë edhe me udhëzim?, tha ministri Manjani. /GSH/





Lajmet e fundit nga