web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nis sot Samiti i Diasporës/ 1 mijë përfaqësues nga 40 vende të botës

19 Nëntor 2016, 08:28, Aktualitet CNA

Nis sot, në ora 10:45, punimet Samiti i Diasporës, ei cili starton me ekspozitën ?Dokumente mbi Shqipërinë dhe shqiptarët e Diasporës? në Ministrinë e Punëve te Jashtme.

Pas ceremonisë se çeljes së ekspozitës do të zhvillohen punimet e panelit me temë: ?Përfaqësitë Diplomatike dhe Diaspora: drejt një bashkëveprimi më efikas dhe modern?.

Pjesë e panelit janë:

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati

Ministria i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Mbrëmë u organizua një pritje nga kryeministri Edi Rama, me praninë edhe të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Në pritje nuk morën pjesë presidenti Bujar Nishani dhe kreu i opozitës Lulzim Basha, ndonëse sipas organizatorëve ata kishin patur ftesë për të qenë në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Brigatave.

Samiti ka mbledhur në Tiranë afro 1 mijë përfaqësues nga afro 40 shtete të botës. /Citynews





Lajmet e fundit nga