web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Sekuestrohen 105 kg kanabis në Kurbin/ Një i arrestuar dhe një i shpallur në kërkim

28 Tetor 2016, 08:05, Aktualitet CNA

Policia e Qarkut Lezhë ka arrestuar në flagrancë shtetasin Qamil Hajdari, banues në Vinjollë, Kurbin, ndërsa është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit F.H. 46 vjeç, banues në të njëjtin fshat.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në fshatin Vinjoll  Kurbin , në afërsi të banesës së tyre u konstatuan 2 ambiente të improvizuara si ambiente për tharje, ku u gjetën 90 kg bimë e dyshuar narkotike e llojit cannabis  sattiva në proces tharjeje  e cila u asgjësua me anë të djegies si dhe 15 kg lëndë bimore  narkotike cannabis  sattiva e tharë dhe e gatshme për në treg e cila u sekuestrua në cilësinë e proves materiale, në total 105 kg. /Citynews





Lajmet e fundit nga