Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Prej kohesh, Edi Rama, nuk ish parë të shkëlqente në një studio televizive, ashtu si në ditët e tij më të mira të kohëve kur nuk i duhej të përballej me akuzat për gënjeshtrat, mashtrimin dhe vjedhjen.
Kjo i ka ndodhur të enjten në mbrëmje, në emisionin ?Zona e Debatit? të Baton Haxhiut, kur ai u vu përballë një grupi gazetarësh dhe përfaqësuesish të opinionit publik.
Ashtu sikurse pritej, pjesa më e madhe e debatit u vërtit rreth marëdhënieve Tiranë- Prishtinë dhe vizitës së fundit të kryeministrit shqiptar në Serbi.
Por, nga pyetje – përgjigjet për këtë temë, që zgjatën më shumë sesa një orë, rezultoi se e gjithë furtuna se Rama kishte tradhëtuar Kosovën në Beograd, ishte një stuhi në gotë.
Akuzat se ai kishte folur në emër të Kosovës, se e kishte përmendur rrugën Durrës- Nish duke anashkaluar shtetin tjetër të shqiptarëve, se po i krijonte lehtësi Serbisë duke thënë se Tirana nuk ka probleme me të, për këdo që ndoqi debatin, u fashitën njëra pas tjetrës.
Për fat të keq, sejcila nga tezat e pompuara në ditët e fundit u shua në mënyrë qesharake.
Natyrisht, për këtë, nuk kishin faj as gazetarët dhe as përfaqësuesit e opinionit publik që debatuan me Ramën në Klan Kosova. Në një farë mënyre ata kishin mbi shpinë detyrën e vështirë për ta përballur kryeministrin e Shqipërisë me të gjitha shigjetimet që ishin artikuluar nga politikanët dhe media.
Dështimi në studio nuk qe i tyri, por i mendësisë që përcollën aty.
Në fakt kushdo që e ka ndjekur me vëmendje përplasjen e ditëve të fundit, për ?tradhëtinë e Ramës në Beograd?, e ka pasur të qartë se ajo ishte fallco.
Ai qe së pari një debat i nxitur nga njerëzit e presidentit Thaçi, që kërkon monopolin në mardhëniet me Serbinë, si një urë e sigurtë për mbijetesën e tij politike.
Ai qe së dyti një sherr pa shkak, i një kaste drejt zvetnimit në Prishtinë, që për të mbuluar dështimin e saj, po i fryn borive të një identiteti të ri kosovar dhe ndasive artificiale me Tiranën.
Së treti, këto argumenta i importuan nga Prishtina, kundërshrët profesionistë të Ramës brenda Shqipërisë dhe i shumfishuan ato me shpresën se kishin gjetur një kauzë më shumë kundër armikut të tyre të përhershëm.
Dhe kjo fortunë arriti të vërtitej për disa ditë në trojet shqiptare.
Por, këtë të enjte, kur ajo u përball me targetin e saj, në ?Zona e Debatit?, ajo rezultoi e shtirë, qesharake dhe provinciale.
Në vend që ta dëmtonin, ata që ishin përballë Ramës, e ndihmuan atë duke e nxjerrë normal përballë absurditetit, të matur përballë histerisë, modern, përballë mendësissë së shekullit të shkuar.
Natyrisht, të mos nxitohemi, këto epitete nuk kanë asgjë të përbashkët me kryeministrin real të Shqipërisë, me pushtetin e tij delirant, kleptokrat dhe të kriminalizuar.
Por, ato janë dëshmia më e qartë se çfarë ndodh kur dikujt i jep privilegjin ta sulmosh me akuza fallco, si ato që u përpunuan nga zyrtarët xhelozë të Prishtinës dhe nga idiotët e pafajshëm të identitetit Kosovar.
Ata së bashku i dhanë Ramës luksin e përballjes me një fabul haluçinante të cilën mund ta zhbëje dhe qesharakëzoje kollaj. Prandaj ai, këtë të enjte në Klan Kosova, u duk sikur pati një performancë që nuk ia shohim prej kohësh. (Lapsi.al)
Prej së martës Italia Qendrore po vuan tërmetet e njëpasnjës...
Një shqiptar 48 vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet end...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e Partisë Social...
Dekorimi nga presideti Bujar Nishani, i ballistëve të vrarë ...
Një person është arrestuar në Vlorë, ndërsa një tjetër është...
Dalin detaje të reja nga kryetari I Gjykatës së Shkallës së ...
Policia e Lushnjës ka goditur një tjetër rast të shpërndarje...
Prej kohësh, ndoshta që ditën e parë kur mori drejtimin e PS...
Policia e Shkodrës në vijim të operacionit anti-drogë ka sek...
Shqetësimet e vendeve të Ballkanit Perëndimor ndaj ndikimit ...
Kryeministri, Edi Rama, është kritikuar disa herë për takime...
Edhe pse në ditët e sotme të jetosh një jetë të gjatë dhe të...
Kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci, do t’u n...
Emisioni investigativ “Stop” denoncoi sot skandalin e kryeta...
Unioni i Gjyqtarëve ka reaguar për skandalin e gjyqtarit Gux...
Profesori Artan Fuga, duke folur për lirinë e fjalës tha sot...
Gazetari Saimir Kodra ka treguar sot në emisionin “Opinion” ...
Shoqata e Avokatëve Penalistë, e drejtuar nga avokati Saimir...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar në lidhje me...
Për herë të parë pas shumë shekujsh, shkencëtarët kanë zbulu...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...