web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali/ Zbardhet e plotë biseda erotike mes kryegjyqtarit të Gjirokastrës dhe gruas 40-vjeçare

28 Tetor 2016, 08:37, Aktualitet CNA

Guximtar Boçi, kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër, që kërkoi të krijonte lidhje intime me një grua që kishte një proces gjyqësor në këtë gjykatë, u denoncua mbrëmë në emisionin investigativ ?Stop?, ku përmes një audio regjistrimi, gruaja rreth 40 vjeç rrëfeu eksperiencën e saj me kryegjyqtarin dhe Gjykatën e qytetit jugor.

Më poshtë biseda e plotë në zyrën e kryetarit që tenton ta puthë dhe i bën ofertë seksuale?.

Qytetarja ? Ti e ke fajin.

Gjyqtari ? Ëëë, ndaj unë të merrja në telefon, ti nuk më përgjigjeshe, do pimë na një kafe.

Qytetarja ? Pse s?të vija për kafe? Si të vija për kafe? Ti më kërkove të tjerat mua , si të vija për kafe unë?

Gjyqtari ? Po ti, ato gjerat e tjera tek kafja jepen?

Qytetarja ? Në momentin, që ti më vije në siklet dhe më kërkoje të tjera gjëra, unë s?mund të vija për kafe me ty.

Gjyqtari ? 10 herë, unë ta them prapë, atë punë kam unë.

Qytetarja ? Si ma thua ti?

Gjyqtari ? Prapë, se më pëlqen ta them edhe e them, pse c?lidhje ka?

Gjyqtari ? Ja të ikin këta.

Gjyqtari ? Po tani, si ti them unë, t?ia kërkojmë içik kësaj?

Qytetarja ? Po mirë, ja të ikin.

Qytetarja ? Do më thuash pak mua, si do ta zgjidh këtë hall, që më ka? ?

Gjyqtari ? Po c?a të të them unë, unë e kisha atje ti, se ne ia shkruam ne ia bëmë. Di unë si e bëtë ju?

Qytetarja? Po kam ardhur të kërkoj llogari, sepse ti më the çështjen e ke të fituar, jo se të bëj unë nder, por se të takon. A më the kështu?

Gjyqtari ? Si mund të të përgjigjem kshu unë sa herë më thërret? Po kur të thërras unë?

Qytetarja ? Se unë të thërras për hall, ti më thërret për qejf.

Qytetarja? Po mirë, ti po të ishe në vendin tim, të trokisje në derën e dikujt, të trokiste halli, se as të njihja më përpara, as më njihje . Më ofrove miqësi, më the kam respekt për babain tënd, do të ndihmoj, më vjen keq për ty, njërën, tjetrën?

Gjyqtari ? Po.

Qytetarja ? Deri këtu jemi shumë në rregull dhe me ato plus halle, që kisha. Ke një hall dhe dikush të ofron ndihmë , verbërisht i beson.

Gjyqtari ? Unë ta ofrova?

Qytetarja ?Ai personi, që ta ofron ndihmën, të thotë unë dua, që të bëhesh e dashura ime troç, se kshu ma the.

Gjyqtari ? Po.

Gjyqtari ? Të iku gjë ndonjë copë ty?

Qytetarja ? Mua ndonjë copë?

Gjyqtari ? Ee. Ç?pate ti?

Qytetarja ?Më shqetësove.

Qytetarja ? Si mund të ulesha unë prapë në kafe me ty? Në momentin e parë, që unë ulesha në kafe me ty, ti më thoje mua: dua të bëhesh e imja. Si do ulesha unë prapë për kafe?

Gjyqtari ? Qe të bëhesh e imja duhet të doje edhe ti. Përderisa nuk doje ti?

Qytetarja ? Unë ta thashë, që herën e parë që ma the, unë të thashë jo.

Gjyqtari ? Po mirë, ka një herë të dytë, një herë të tretë, të katërt?

Qytetarja ? ?.Po unë të erdha në zyrë, e lamë që do vija në zyrë dhe ti u hodhe të më puthje mua në zyrë.

Gjyqtari ? Ajo iku. Qe e para fare.

Qytetarja ? Si iku ore?

Gjyqtari ? Më kërkon llogari mua, se ç?kam bërë. Në faqe në faqe të putha, është respekt.

(kalon një person)

Gjyqtari ? Ç?është ky? Mos është ky, ai tëndi ky?

Qytetarja ? Cili timi mo?

Gjyqtari ? Ish-burri. Mos të ndjek më?

Qytetarja ? Ç?punë kam unë, s?e njof fare kush është.

Qytetarja ? Afrohu këtu mo afrohu këtu .

Gjyqtari ? C?të afrohem , po u afrova nuk duroj dot.

Qytetarja ? S?ka problem.

Gjyqtari ? Do të puth prapë.

Qytetarja ? Ç?do bësh mo?

Gjyqtari ? Do të puth.

Qytetarja ? Do më puthësh?

Gjyqtari ? Po, ndaj largohu.

 

Qytetarja refuzon të bëjë seks me kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci dhe humb çështjen. Ajo thotë se se dështimi i saj, ka të bëjë me refuzimin, që i bëri kryetarit të gjykatës.

Këtë shqetësim qytetarja ia shpreh edhe gjyqtares së çështjes me emrin Blerta, duke i rrëfyer mbi vardisjen e kryetarit. Kjo e fundit pranon, se fillimisht kryetari, Guximtar Boci, ishte interesuar për dosjen në fjalë, por më pas jo më.

 

Blerta ? Në fillim tha bëje. Pastaj, kur i vajta unë, që i thashë Guxim, unë nuk e bëj dot, bëj c?a të duash.

Qytetarja ? I kuptoj të tëra gjërat.

Blerta ? C?a?

Qytetarja ? Të veja me të.

Blerta? Ëhë.

Qytetarja ?O do bëhesh e imja , o e ke të humbur. (gjyqin)

Blerta ? Dhe kur I thashë unë?

Qytetarja ? Më vdekshin dy fëmijët, troç.

Blerta? Unë, kur më tha në fillim fare, që më ndërhyri , I thashë: unë do mundohem do ta bëj??..Në rregull, kur po afronte fundi, që po bëheshim ne për andej këtej, i thashë unë: o Guxim c?a do bëjmë, bëj c?a të duash tha. Tekstualisht. Ditën, që do merrja vendimin, i vajta prapë thjesht për korrektesë.

Qytetarja ? I thashë me kë më ngatërron, për të hapur këmbët. Pse në sa zyra përplasem unë e në sa .. përplasem unë, kështu do t?i zgjidhim gjërat. Të të vijë turp I thashë , se unë që jam ulur 5- 6 herë në kafe më ty, jam ulur si të ulesha me xhaxhain tim, i thashë.

Qytetarja ? Më tha mua: vajte në Turqi. Hajde të vemi në Turqi më tha. I thashë unë? unë e kisha kuptuar, por bëja budallain, sikur nuk kuptoja gjë. /Citynews





Lajmet e fundit nga