web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama sulmon Blushin dhe Hafizin/ Blushi s'bën asnjë punë, Mimozën le ta lëmë të hajë përsheshin

18 Tetor 2016, 20:18, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama nga ?Studio e Hapur? e Eni Vasilit ne News 24, per here te pare ka folur per Ben Blushin dhe Mimoza Hafizin. Rama ka shkuar deri ne fyerje ndaj dy deputeteve qe kane braktisur PS-ne dhe po themelojne nje parti te re politike.

Do doja të flisnim për një ish-mikun tuaj, Ben Blushin, i cili javën e kaluar deklaroi tërheqjen e tij nga PS. Ju e gjetët në atë parti në fakt. Ai ju ndihmoi që ju të hynit në atë parti. Si ndiheni për largimin e tij?

Meqë ka ikur nga partia mund të thyej heshtjen por për të thënë shumë thjesht, Ben Blushi ka patur dy kryetarë në parti Fatos Nanon dhe mua. Me Fatos Nanon u bë nja tre herë ministër dhe s?bëri asnjë punë. Me mua s?bëri asnjë punë por bëri nja tre libra, romane. Dhe e vetmja gjë që unë do t?i sugjeroja nëse do kisha mundësi do ishte që  tani që është akoma me këtë mllefin atomik ndaj PS-së, të bëjë edhe një libër tjetër, një roman sepse kur të bëjë partinë e tij s?do bëjë më as punë dhe as romane. Kështu mendoj unë për Ben Blushin.

Si ndiheni kur njeriu thuajse i vetëm në atë kohë që iu kundërvu Nanos dhe mbështeti fuqimisht hyrjen tuaj në parti u detyrua të largohet për shkakun tuaj, duke iu bërë ju fajtorin kryesor?

Kjo është histori dhe për historinë unë preferoj të flas kur të kem mbaruar punë me aktualitetin dhe aktualiteti im është deri kur unë do të jem në krye të qeverisë.

A është e vërtetë që në 2009-ën ka pasur një marrëveshje xhentëllmenësh mes ju e Blushit të ngjashme si Toni Blair dhe Gordon Broën? Në një intervistë në këtë studio Blushi u përgjigj me një ?no coment? por nuk e mohoi?

Unë them të kalojmë tek pika tjetër sepse është humbje kohe tani të merremi me Blushin.

Ai lajmëroi formimin e një partie të re. Mendoni që mund ta dëmtojë kjo gjë PS-në, mendoni që mund të marrë vota socliasitësh në 2017-ën nëse do të paraqitet në zgjedhje?

Unë mendoj që në këtë fazë mllefi atomik me PS-në, Blushi është mirë të bëjë një roman tjetër se sapo për partinë e Blushit s?do ketë as punë, as roman, këtë di unë.

Është e vërtetë që i keni kërkuar votën për një mocion që po përgatitej?

Unë t?i kërkoja votë anëtarëve të PS-së? Nuk kam kërkuar votë sepse nuk kam dyshuar për asnjë moment që anëtarët e grupit parlamentar përfshi edhe Ben Blushin nuk do ta përkrahnin një mocion të tillë nëse ky do të ndodhte.

Blushi tha që ka vënë kusht rikthimin e demokracisë dhe zgjedhjeve në parti?

Dakord, kjo është pjesa e romanit pastaj.

Ju e mohoni që ja keni kërkuar votën?

Absolutisht po!

Mohoni gjithashtu që i keni ofruar poste ministrore zonjës Hafizi?

Zonjës Mimoza Hafizit.

Për Ben Blushin edhe mund të shpenzonim pak kohë se i ka bërë nja tre romane. Por Mimozën le ta lëmë të hajë përsheshin në partinë e Blushit dhe të mos merremi me këtë temë, ju lutem.

Nuk është etike për një grua, një shprehje e tillë, qoftë edhe nga kryeministri?

Është një shprehje e njohur kjo dhe nuk ka lidhje fare dhe mos ma vini gjithmonë këtë përpara është etike për një grua, është etike për një burrë sepse unë nuk i ndaj njerëzit në burrë e në gra. Unë i konsideroj të gjithë të barabartë kur është fjala për të diskutuar për politikën dhe mes njerëzish që janë të përfshirë në politikë. Disa duke bërë punë, disa duke ngrënë përshesh por kjo është një çështje që nuk i ndan njerëzit në burra dhe në gra. Përsheshi është përshesh edhe kur e hanë burrat edhe kur e hanë gratë.

A ka vend konspiracioni, në fakt edhe shumë qytetarë na kanë shkruar në facebook se Ben Blushi është lojë e PS-së për të mbledhur votat e të pakënaqurve?

Tani vërtetë keni kaq shumë kohë në dispozicion ju për t?u marrë me këtë mikrotemë. Unë mendoj që ka tema të tjera të rëndësishme për të folur. Është mirë të flasim për Shqipërinë.





Lajmet e fundit nga