Kryeprokurori Llalla takim me prokurorët e rretheve/ Prioritet lufta anti-kanabis
Prokurori i përgjithshëm Adriatik llalla është takuar sot me...
25-vjeçari nga Vlora ka rrëfyer historinë tragjike të jetës së tij disa muaj më parë në News 24. Ai fillimisht ka qëndruar në befotrofin e Vlorës. 7 vjeç e kanë dërguar në Shtëpinë e Fëmijës ?Zyber Hallulli? në Tiranë ku ka qendruar për një kohë të gjatë deri në mbarimin e shkollës 8-vjeçare.
Më pas ka shkuar në konviktin e Vlorës, tek shkolla tregtare me bursë nga shteti por është detyruar ta braktiste për shkak të pamundësisë ekonomike dhe ka ardhur në Tiranë, ku është strehuar tek konviktet e Hoteleri-Turizëm në Tiranë. Me një urdhër të fundit të bashkisë së Tiranës, jetimët mbi 18 vjeç duhet të largohen nga konvikti.
Në rrëfimin e tij për gazetaren Ola Bruko në ?Njerëz në Fokus?, Erjoni ka treguar se babai i tij dhunonte nënën, e cila nuk ka mundur të rezistojë dhe është larguar nga shtëpia.
?Kam 24 vjet që jetoj vetëm, që në moshën 1 vjeç. Jam rritur nëpër befotrofe, konvikte, në burgje. Babai im e dhunonte mamanë se ishte shumë xheloz dhe mamaja ime u detyrua të na braktiste të 3 ne si fëmijë dhe u largua. Babai na çoi në jetimore. Më vonë e tërhoqi vëllain tim të madh për ta mbajtur vetë dhe ai vdiq në 97-ën. Babai im pastaj kaloi në një gjendje?u sëmur dhe sot është në një spital psikiatrik?, tregonte në prill Erjoni.
Ai thotë se i ka përjetuar skenat e dhunës megjithëse i vogël. ?Skenat e dhunës të babit në syrin tonë dhe në fshat. Sepse babai që atëherë ka pasur luhatje me sëmundjen, ishte me kartelë dhe e dhunonte nënën?, thotë ai.
Erjoni rrëfeu se babai nuk e ka lënë që ta adoptojnë. ?Nga fshati unë përfundova në një befotrof me fëmijë të vegjël, foshnje. Vinin familje që të më adoptonin, mua nuk më la plaku që të ikja. Mua mu dha një mundësi që të ikja në Kanada. Pastaj pas befotrofit, 7 vjeç erdha në shtëpinë e fëmijës në Tiranë, për të vazhduar shkollën. E mbarova 8-vjeçaren me rezultate shumë të mira pastaj ika në konviktin e Vlorës, tek shkolla tregtare me bursë nga shteti. Aty jeta e konviktit, edhe vetëm, jo libra, jo rroba nuk kisha mbështetje dhe u detyrova ta lija shkollën në vit të dytë. Pastaj përfundova në burg. Doja edhe unë si të gjithë njerëzit të kisha dhe unë lekë, të blija një çantë, një diçka se ma bënin njerëzit me gisht dhe mua më vinte rëndë dhe përfundova në burg. Vodha një kuletë. Kam bërë burg 4 herë, njëherë se vodha 2 paketa Slims?, rrëfen 24-vjeçari.
Ai thotë se prindërit nuk janë kujtuar asnjëherë për të, por ai donte ta ndihmonte babain.
?Jo, jo, prindërit e mi nuk janë kujtuar asnjëherë për mua. Unë jam kujtuar. Para 2 vitesh kam shkuar ta takoja babanë tim. Doja t?i krijoja jetesën babait, po rashë prapë në burg. E mendoja gjithmonë me vjedhje. Ashtu u rrita unë, u bëra kriminel. Nuk do vidhja bankë po ndonjë 5-milionsh. Më bluante mendja që duhet të bëja diçka që të ndihmoja babain. Se thosha ai është në vdekje dhe dua ta ndihmoj. Sot është 70 vjeç dhe është në spitalin e Psikiatrisë në Vlorë. U rifuta në burg. Dola dhe jam rehabilituar. Më 22 shtator 2015 dola nga burgu dhe gjithë këtë kohë jam marrë me babain, e çova në spital. Dola në televizor dhe kërkova ndihmë se nuk më ndihmonte asnjëri?, ka rrëfyer ai.
Pavarësisht se ka kërkuar ndihmë, i riu që nga hallet është tashmë i vjetër, nuk ka marrë asnjë ndihmë.
?Kam folur me mamanë por nuk është i interesuar për mua. Ajo ndodhet në Itali, ka krijuar familje. Nuk ka kuptim të më marrë tani. Unë pres të më marrë. Por nuk mundohet as të më ndihmojë, asgjë, pavarësisht se e di se çfarë kam kaluar. Kam kërkuar ndihmë tek Prefektja, shërbimi social, kryetari i bashkisë, por asnjë nuk më ka ndihmuar. Dua ta marr babanë tim nga spitali, do shkoj tek kryetari i bashkisë të kërkoj një banesë që të strehohem me babain e të gjej një punë që të jetoj. Unë di të bëj shumë gjëra se më ka mësuar jeta. Si elektricist, hidraulik, di dhe gjuhë të huaja, anglisht dhe pak italisht. Kam kontaktuar edhe tek zyrat e punës, si bojaxhi po nuk më ka marrë njeri në punë?, tregon Erjoni. /BW
Prokurori i përgjithshëm Adriatik llalla është takuar sot me...
Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar ligjin për Njësinë Spe...
“La gazzetta del Mezzogiorno” ka publikuar një reportazh baz...
Një person po kërcënon se do të hidhet nga vinçi. Ngjarja po...
Sinqerisht ne asnje univers paralel s’do te ishte marre me t...
Mbrëmjen e djeshme ka patur një duel në distance mes deputet...
Një person ka tentuar të hidhet nga vinçi pak momente më par...
Ngjarja tragjike e vdekjes së dyfishtë nënë dhe foshnjë më 1...
Deklarata e ministrit të drejtësisë Ylli Manjani se, duhet t...
Pas kryeministrit Edi Rama, edhe sekretari i përgjithshëm i ...
Segmente të mafies italiane “Ndrageta” duket se kanë pasur k...
Në bashkëbisedimin me drejtuesit e strukturave të Partisë De...
Këto janë pamjet ku shihet teksa grabit pikat e karburantit ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristan...
Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e sigurisë për dy prej 5 ...
Prezantohet në Bruksel grupi “Friends of Albania”. Prezantim...
Gazeta greke “Ethnos” shkruan se policia ndaloi dy automjete...
Pas një telefonate të ardhur në Sallën Operative të Drejtori...
Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johan Sattler, shprehet o...
Njeriu I cili ashtu siç e thotë Turjan Hyska në emision “man...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar sot në fshatin ...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara ng...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e shë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku shtetasi I.Y...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia dësh...
Irani po përshtat dhe po rrit aftësitë e raketës së vet ba...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Presidenti kazak Kassym-Jomart Tokayev ndau disa kritika g...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...