web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ligji për Dhomat e Tregtisë si Bashkimet Profesionale/ 18 shoqata biznesi kërkojnë mosdekretimin

12 Tetor 2016, 10:31, Aktualitet CNA

Ligji për Dhomat e Tregtisë ka gjetur kundërshtinë e shoqatave të biznesit. 18 të tilla janë rreshtuar në një qëndrim për mosdekretimin e tij. Ato i kanë kërkuar Presidetit të Republikës të mos e dekretojë ligjin e miratuar në Parlament së fundmi, për dhomat e tregtisë. Ky ligj, i cili vendos anëtarësimin me detyrim të bizneseve në Dhomat e Tregtisë, u kundërshtua që në fillim nga organizmat e biznesit.

Sipas të përditshmes ?Sot? në një letër-kërkesë dërguar Presidentit, 18 shoqatat argumentojnë se ligji ka një problem juridik, pasi bie në kundërshtim me frymën kushtetuese, të shprehur në nenin 46, pika 1 të Kushtetutës, e cila e përcakton pjesëmarrjen në organizime shoqatash dhe organizatash si të drejtë të qytetarëve dhe jo si detyrim.

Ata e kanë quajtur ligjin e ri si Bashkimet Profesionale në kohën e diktaturës. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga