web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Leskaj: Dëmi i CEZ ndaj shtetit 479 milionë euro/ Prokuroria pushoi paditë e KLSH për Gjiknuri dhe Hickaj

10 Tetor 2016, 08:16, Aktualitet CNA

Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditimin e bërë për kompaninë CEZ ka vënë re një sërë shkeljesh në aspektin procedurial në negociatat e bëra. Kreu i KLSH-së Bujar Leskaj në raportimin e tij përpara komisionit hetimor për marrëveshjet e CEZ ka deklaruar se nga auditimimi rezulton një dëm i përllogaritur që CEZ i ka shkaktuar shtetit shqiptar, prej  479 milionë eurosh. Leskaj në fjalën e tij tha se KLSH ka depozituar padi në prokurori për Gjiknurin dhe Hickajn për shkeljet e gjetura në CEZ, por prokurori pushoi çështjen.

Kreu i KLSH-së Bujar Leskaj në fjalën e tij tha se për negociatat që u realizuan në Vjenë nuk u mbajt dokumentacion. Po ashtu KLSH ngre pretendimin se nuk është mbajtur asnjë dokumentacion për procedurat e negociatave nga grupi i punës me 14 anëtarë. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga