Rreth 4 orë pas aksidentit në Tiranë/ Betonieria ende në vendgjarje
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Konspiracioni i heshtjes në Beograd për dronin me flamurin e zi në ndeshjen e 14 tetorit të dy viteve më parë, Serbi-Shqipëri, u thye më në fund. Me ?konspiracion të heshtjes? këtu dua të them heshtjen për pyetjen më të natyrshme që duhet t? i shkonte në mendje çdo serbi dhe në më së pari autoriteteve se si është e mundur që një shtetas i Shqipërisë, të hyjë në zonën me shumë mbikqyrje policore pranë stadiumit ?Partizani?, në ditën e ndeshjes Serbi-Shqipëri, të hypë në çatinë e kishës që gjendet 50 m larg stadiumit, dhe shikon brenda në stadium, të ngrejë dronin me flamurin e zi, ta qarkullojë mbi stadium duke bërë lëvizje të tilla që nuk mund të beheshin nga një njeri që e drejton makinën fluturueses thjesht me sy të lirë, dhe në fund të largohet si të ishte njeriu i padukshëm.
Në fillim kuptohet se u bë kjo pyetje, por me kalimin e ditëve ajo u tret sipas një skenari të parapërgatitur të manipulimit të opinionit publik serb, duke iu thënë se gjithçka do të dilte nga hetimet. Kuptohet se serbëve iu është sjellë më gjatë në mendje kjo pyetje, por ata kanë heshtur, duke përfshirë edhe autoritetet serbe ligjërisht të ngarkuar me hetimin dhe zbulimin e së vërtetës për ngjarjen. Arsyeja e heshtjes nuk është e vështirë të kuptohet aspak. Ata të gjithë e kuptuan që në momentin e parë, me intuitën nacionale serbe, se droni ishte një operacion antishqiptar i shërbimeve të fshehta serbe.
Këtë e ka kuptuar edhe vetë Tomislav Karaxhiç, i cili ka qenë kryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë në 2014 kur ndodhi kjo ngjarje, dhe që flet sot. Por ai nuk kapërdin dot një gjë nga kjo ngjarje, droni i ka ngecur në fyt dhe nuk i shkon poshtë. Ai ankohet se është i vetmi njeri në Serbi që u fajësua dhe u ndëshkua personalisht për këtë ngjarje. Nëse do të ishin ndëshkuar edhe të tjerë, nga Policia, Xhandarmëria, Shërbimet e fshehta etj., z. Karaxhiç do të kishte qenë ngushëlluar sadopak, por kështu, i vetmi fajtor zyrtar, është një pozitë që ai nuk e pranon dot.
Prandaj z. Karaxhiç bën pyetjen e padëshirueshme që fle në mendjen e çdo serbi dhe madje i përgjigjet asaj duke thënë se Ismail Morinaj nuk mund ta dërgonte dronin në stadium veçse me ndihmën e Serbisë, do të thotë të shërbimeve të fshehta serbe. Në të vërtetë, Ismail Morinaj nuk e ka patur as këtë rol, ai vetëm sa e ka marrë përsipër ngritjen e dronit, për të cilën nuk na solli dot jo më një video 30 sekondëshe nga çatia e Kishës, por as një fotografi të vetme atje që të tregonte pamjen e stadiumit.
Denoncimi i z. Karaxhiç dy vjet pas ngjarjes, kur hetimi për këtë çështje në Serbi është varrosur, shndërrohet në akuzë ndaj shtetit serb, si autor i skenarit të dërgimit në stadium të dronit me flamur të zi. Hetimi për këtë çështje në Serbi, i nisur me shumë bujë, është varrosur. Arsyeja nuk është e vështirë që të kuptohet. Do të mjaftonte që të kqyreshin vetëm videoregjistrimet e videokamerave të Kishës dhe të njërës prej shtyllave të ndriçimit të stadiumit, dhe këtu është fjala për videokamerat që mbikqyrin hapësirën e jashtme të stadiumit dhe mbulojnë edhe Kishën 50 m larg tij, për të parë nëse droni është ngritur prej atje.
Denoncimi i z. Karaxhiç duhet të shërbente që të niste një hetim për ngjarjen edhe në Shqipëri, të cilin e kam inicuar unë me një kallzim penal ndaj Ismail Morinajt, personit që e ka marrë përsipër ngritjen e dronit. Prokuroria e Tiranës refuzoi ta kryejë këtë hetim, dhe ky vendim i saj është kundërshtuar në Gjykatë nga ana ime. Momentalisht pritet që çështja të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit, ku do të paraqitet si provë shtesë shumë e rëndësishme edhe deklarata e z. Karaxhiç.
Deklarata e z. Karaxhiç duhet të shërbejë së paku për t? i kthjelluar ata shqiptarë të cilët u entusiazmuan nga droni me flamurin e zi. Këta shqiptarë naivë duhet të kuptojnë se nuk mund të kryhej një akt i tillë pa bashkëpunim me shërbimet e fshehta serbe, madje në ato rrethana as që mund të kryhej nga një njeri si Ismail Morinaj, i cili vetëm sa mund ta merrte përsipër.
Çfarë fitoi dhe çfarë humbi Serbia nga droni me flamurin e zi?
Serbia vuri në diskutim fatin e një ndeshjeje të cilën gjyqtari britanik ishte i detyruar ta ndërpriste për faj të serbëve, për shkak të hedhjes së përsëritur të flakadanëve në fushë nga tifozët serbë, në një stadium pa tifozë shqiptarë. Droni hyri në stadium pikërisht në momentin që loja ishte ndërprerë për një një arsye të tillë dhe gjyqtari kishte detyrim të ndërpriste ndeshjen.
Serbia me një operacion dinak bëri dublimin e flamurit kombëtar shqiptar, me një flamur të zi, të quajtur djallëzisht ?Flamuri i Shqipërisë Etnike?, a thua se ideali i Shqipërisë Etnike nuk kishte pasur historikisht flamurin me fushë të kuqe e shqiponjë të zezë. Flamuri kombëtar është i padublueshëm, i patjetërsueshëm. Serbia brenda një nate ia arriti që shqiptarët ta dublojnë dhe ta tjetërsojnë flamurin duke pranuar masivisht një flamur paralel.
Serbia ia arriti brenda një nate që shqiptarët të kenë praktikisht si flamur të dytë kombëtar një flamur të zi, krejt të ngjashëm me flamurin e zi të ISIS, Shtetit Islamik. Harta që ishte në qendër të flamurit të zi të dronit e fuqizon këtë simbolikë, duke qenë se në atë hartë përfshihej edhe Sanxhaku, toka sllavo-islame e cila nuk ka dërguar përfaqësues në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë Etnike në Vlorë, në 1912. Këtij flamuri të zi islamik, shqiptarët do t? i shohin të keqen më vonë.
Çfarë humbi Serbia me dronin me flamur të zi? Humbi një ndeshje të cilën do ta kishte humbur për shkak të ndërprerjes së detyruar të saj, edhe nëse nuk do të ishte shfaqur droni mbi stadium.
Pas deklaratës së z. Karaxhiç, çdo shqiptar e ka të qartë të vërtetën e dronit, kuptohet përveç arabëve shqipfolës, islamikëve të cilët janë të kënaqur që u gjet më një fund një flamur shqiptar që të ketë më së shumti simbolikë islamike.
Nga Arian GaldiniPyes shpesh here veten e miq, nese jemi ne ...
Foto qe do ngelen ne arkiv historik. Jane shkrepur sot nga a...
Ish-deputeti socialist, Kreu i Shoqatës për mbrojtjen e Pron...
Ilir Meta dhe Lulzim Basha kanë të njëjtin qëndrim politkk. ...
Televizioni italian Rainews nje nga kanalet me te rendesishm...
Në një postim në rrjetet sociale bashkëkryetari i komisionit...
Kreu LSI dhe parlamentit Ilir Meta, duket i shqetesuar për z...
Ataku në zemër ka qenë shkaku I vdekjes së 46 vjeçarit që gj...
Policia e Fierit vuri në pranga një 25 vjeçar për prodhim dh...
Nga shërbimet e komisariatit të policisë Shkodër, falë vepri...
Policia e Fierit arrestoi në flagrancë një shtetas për “Mitd...
Papa Françesku ka shpallur sot në mesditë kardinalët e rinj....
Gjatë punimeve të Konventës Zgjedhore të Lëvizjes Socialiste...
Alain de BottonPërktheu nga gjermanishtja: Gilman BakalliMar...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj gjatë viitës së tij në SH...
Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të projektit të rili...
Policia Kufitare në Rinas ka vënë pranga një person i cili a...
Kreu i këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Ti...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se...
“Shqipëria pret për të dytën herë në historinë e saj dasmën ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...