web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fier/ Atak në zemër, ndërron jetë në burg, akuzohej për abuzim me mbesën

9 Tetor 2016, 13:45, Aktualitet CNA

Ataku në zemër ka qenë shkaku I vdekjes së 46 vjeçarit që gjendej i arrestuar në burgun e Fierit.

Mjekët e spitalit të Fierit kanë deklaruar se i ndjeri ka mbërritur i vdekur në spital nga automjeti i burgut.

Shtetasi Thoma Çala ndodhej në qelitë e burgut të sigurisë së larë, ndërsa ishte akuzuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me mbesën e tij.

Ai u arrestua në shtator të vitit të shkuar. I ndjeri u akuzua nga vajza e vëllait të tij se kishte abuzuar seksualisht për disa vite që kur ajo ishte 14 vjeçe.

Familja Çala banonte në fshatin Sheqisht të Fierit. Vajza deklaroi vitin e kaluar pas denoncimit të bërë në polici se abuzimi kishte nisur në prill të vitit 2010.

Vajza denoncoi nw polici pas fejesës, ku nw fillim i tregoi gjithçka të fejuarit dhe më pas prindërve. /Citynews.al

 





Lajmet e fundit nga